Lajme
Zgjedhjet në Gjermani: Për votuesit nga jashtë nuk pret koha

Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme gjermane, Christian Wagner, ka një këshillë gjermanët që jetojnë jashtë vendit. Sa më parë të regjistrohen për të siguruar që vota e tyre të pranohet dhe të numërohet në zgjedhjet e Bundestagut më 23 shkurt. Procesi i marrjes së dokumenteve zgjedhore, plotësimi i tyre dhe dërgimi në Gjermani mund të jetë i ndërlikuar dhe i kushtëzuar nga afatet kohore.
Data e zgjedhjeve të parakohshme në Gjermani u përcaktua vetëm pasi kancelari Olaf Scholz humbi mocionin e votëbesimit më 16 dhjetor, dhe presidenti Frank-Walter Steinmeier shpërndau parlamentin. Ai paralajmëroi se, për shkak të afateve të shkurtra, disa gjermanë jashtë vendit mund të mos marrin dokumentet e nevojshme në kohë. Normalisht, përgatitjet zgjedhore jashtë vendit fillojnë disa muaj më parë, por këtë herë ka vetëm disa javë kohë, tha Wagner, në konferencën e shtypit të mërkurën, 15 01.2025, në Berlin.
Gjermanët që jetojnë jashtë vendit duhet të regjistrohen në një nga 299 zonat zgjedhore në Gjermani, pikërisht atje ku kanë jetuar për herë të fundit. Ndryshe nga disa vende, si për shembull Turqia, Gjermania nuk e ofron mundësinë e votimit në konsullata. Gjermanët e diasporës mund të votojnë vetëm përmes rrugës postare. Dokumentet mund të kërkohen nëpërmjet emailit. Për të garantuar që vota mbërrin në kohë, Wagner sugjeron përdorimin e një shërbimi postar ekspres privat ose zyrtar. Votuesit mund t’i çojnë dokumentet zgjedhore të plotësuara në ambasadë, nga ku ato dërgohen në Gjermani. Wagner nënvizoi rëndësinë e veprimit të shpejtë për të siguruar që vota të arrijë para mbylljes së qendrave të votimit më 23 shkurt.
Vlerësohet se tre deri në katër milionë gjermanë jashtë vendit kanë të drejtë vote. Për të qenë votues, një person duhet të ketë jetuar të paktën tre muaj pa ndërprerje në Gjermani pas moshës 14 vjeç dhe të mos ketë kaluar më shumë se 25 vjet nga ajo periudhë. Gjermanët që nuk kanë jetuar kurrë në Gjermani kanë të drejtë vote, vetëm nëse vërtetojnë që se kanë “njohuri të drejtpërdrejta dhe të afërta me rrethanat politike në Gjermani dhe janë të prekur prej tyre”. Kjo vlen, për shembull, për gjermanët që kanë të ardhura të rregullta nga Gjermania, ose marrin pjesë aktive në jetën shoqërore gjermane. Në zgjedhjet e Bundestagut të vitit 2021, vetëm 130 000 gjermanë të diasporës ushtruan të drejtën e votës. Prej tyre, shumica ishin në vendet e BE-së dhe Evropës, ndërsa numri i votuesve nga kontinentet e tjera ishte shumë më i vogël./DW
E-Diaspora
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës Rritet fluksi i pasagjerëve në Aeroportin e Tiranës - TIA: Milano, Londra, Roma janë destinacionet e...
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
-
Londër
Londër: Shqiptarja zgjidhet nxënësja më e mirë për vitin 2025, ftohet nga pesë universitete botërore
-
Vesa Brahimi, femra e parë ndërkombëtare që ka diplomuar në “Ranger School” në ShBA
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor