Portrete të firmave
Kristian Kabashi: NUMARICS synon të bëhet aktor global në fushën e vet
“Është nder e krenari të jesh qoftë edhe vetëm pjesëmarrës i eventit Swissalbs, e aq më tepër më të shpërblehesh me një çmim të tillë”
Në ballon e organizatës Swissalbs që u mbajt ditë më parë, u nda për herë të tretë çmimi për sipërmarrësin më të mirë, të ri, shqiptar, në Zvicër. Këtë çmim kësaj radhe e mori Kristian Kabashi, bashkëthemelues i kompanisë shumë të suksesshme në sektorin e fiduciarisë NUMARICS.
Platforma albinfo.ch, si partner medial i organizimit, ka zhvilluar një intervistë me z. Kabashi, ku ai u përgjigjet pyetjeve që kanë të bëjnë me suksesin e ndërmarrjes dhe me punën e deritashme të Kristian Kabashit.
Albinfo.ch: A mund të na tregoni për eksperiencën tuaj në lidhje me Swissalbs?
Kristian Kabashi: Eksperienca në Swissalbs ka qenë e jashtëzakonshme dhe me shumë përmbajtje. Kjo platformë më ka dhënë mundësinë të ndaj vizionin tim për ndryshimin dhe inovacionin në industrinë fiduciare. Është shumë e rëndësishme për mua që të ndihmoj në zhvillimin e një sektori që ka nevojë për përmirësim dhe efikasitet. Për më tepër, Swissalbs është një event që bashkon shumë shqiptarë, e sidomos figura të suksesshme shqiptare me arritje të mëdha. Andaj, është nder e krenari të jesh qoftë edhe vetëm pjesëmarrës, e aq më tepër më të shpërblehesh me një çmim të tillë. Po ashtu, organizmi i ceremonisë ka qenë i jashtëzakonshëm dhe do të më mbetet gjithmonë në kujtesë. Një falënderim i veçantë i shkon të gjithë stafit organizativ të Swissalbs për këtë ngjarje të paharrueshme që na e ka ofruar të gjithë të pranishmëve.
Albinfo.ch: Çka mendoni se ju ka bërë të jeni fitues në këtë garë, ku ishin në konkurrencë 7 kandidatë, sipërmarrës të tjerë për të rrëmbyer çmimin “Sipërmarrësi i vitit 2023”?
Kristian Kabashi: Mendoj se çelësi i suksesit tim në këtë garë ka qenë unikaliteti i modelit të biznesit të Numarics. Ne kemi zhvilluar një platformë SaaS dhe modele AI që janë të integruara me ekspertizën tonë të brendshme. Ky kombinim na ka ndihmuar të ofrojmë zgjidhje të shpejta dhe efikase për klientët tanë. Ne po mundohemi të qëndrojmë në hap me ndryshimet që po ndodhin dhe kërkesat e klientëve e bashkëpunëtorëve tanë, dhe besoj që rezultatet po vërehen.
Albinfo.ch: Kujt ia dedikuat çmimin tuaj?
Kristian Kabashi: Çmimin ia dedikoj ekipit tim të jashtëzakonshëm dhe klientëve tanë. Pa përkushtimin dhe pasionin e tyre, suksesi nuk do të ishte i mundur. Gjithashtu, dua të falënderoj familjen dhe miqtë e mi për mbështetjen e tyre të pandërprerë.
Albinfo.ch: Mbi çfarë vlerash funksionon kompania juaj?
Kristian Kabashi: Kompania jonë funksionon mbi vlerat e integritetit, inovacionit dhe përmirësimit të vazhdueshëm. Ne jemi të përkushtuar për të ndihmuar klientët tanë të rrisin efikasitetin dhe të minimizojnë kostot, ndërsa ofrojmë një shërbim të lartë cilësie. Po jetojmë në epokën e inovacionit, me zhvillime të jashtëzakonshme në fushën e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale. Kështu që, synimi jonë është ta shfrytëzojmë këtë që na ofrohet për të lehtësuar shërbimet të cilat më parë klientëve u kanë marrë shumë kohë dhe energji.
Albinfo.ch: Ju keni marrë edhe shumë çmime të tjera, si ndërmarrës i suksesshëm, cili është çelësi i një suksesi të tillë?
Kristian Kabashi: Çelësi i suksesit tim është përkushtimi ndaj zhvillimit dhe adaptimit të vazhdueshëm. Në një botë që ndryshon shpejt, është thelbësore të jemi të gatshëm të mësojmë dhe të përshtatemi. Kjo, kombinuar me një ekip të talentuar dhe një vizion të qartë, ka qenë formula jonë për sukses. Megjithatë, mund të them pa pikë dyshimi që ky çmim është më domëthënësi dhe çmimi që e kam më për zemër. Nuk ka më mirë sesa të vlerësohesh nga njerëzit e tu.
Albinfo.ch: Cilat janë planet tuaja për të ardhmen?
Kristian Kabashi: Plani im për të ardhmen është të zgjeroj ndikimin dhe shtrirjen e Numarics në tregje të reja, si në Evropë, po ashtu edhe më gjerë. Gjithashtu, dua të investoj në inovacion dhe në zhvillimin e teknologjive të reja që mund të ndihmojnë në transformimin e industrisë fiduciare. Edhe pse jemi të fokusuar kryesisht në Zvicër, synojmë të bëhemi një aktor global në fushën tonë.
Foto: Fiona Murtaj/albinfo.ch
Të ngjashme

Kristian Kabashi fiton Çmimin Swissalbs si Sipërmarrës i vitit 2023
- Aplikacioni i krijuar nga ndërmarrësi shqiptar, Kristian Kabashi, i nominuar për Best of Swiss Apps Awards
- Firma “Numarics” e Kristian Kabashit, partnere strategjike me bankën UBS
- Kompania FinTech Numarics me rritje më të shpejtë në Zvicër
- Këta janë 7 kandidatët për çmimin “Sipërmarrësi shqiptar i vitit” të Swissalbs
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026 Kosova në Bienalen e 61-të të Venecias, piktura 17-metërshe “Dhëmbë të fortë” e Brilant Milazimit në... -
Toronto
Shqiptarja nga diaspora drejt Olimpiadës Dimërore 2026 me flamurin kuqezi -
Amerikë
Inxhiniera shqiptare në Amerikë arrin majat e industrisë kimike -
Gjenevë
Rame Dardania rikthehet në Gjenevë me ekspozitën “Les émotions” -
Finlandë
Vetëm 19 vjeçe, Hana Orllati magjeps jurinë e The Voice of Finland
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin















