Kosova
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare
Nga Zvicra në Kosovë, historia e Vali Ranch prezantohet në “Pushime on Top” të Top Channel
Nga një ide e lindur gjatë viteve të emigrimit në Zvicër, në një kompleks me 18 objekte dhe destinacion të njohur për dasma në Kosovë. Gazetarja Dea Viri ka sjellë në emisionin “Pushime on Top” të Top Channel historinë e Vali Ranch dhe të njeriut që qëndron pas tij.
“Jam në Vali Ranch, vendi në të cilin shumë njerëz vendosin që të kurorëzojnë martesën e tyre dhe të nisin një jetë të re. Këtu, çdo ditë e çdo natë zhvillohen dasma, në salla të brendshme e të jashtme, mes muzikës, duartrokitjeve, lotëve të gëzimit dhe njerëzve që festojnë.”
Me këto fjalë gazetarja Dea Viri nis reportazhin e saj nga Vali Ranch, një prej destinacioneve të njohura për dasma dhe evente në Kosovë, të transmetuar në Top Channel, në kuadër të programit veror “Pushime on Top”.
Në reportazh, Viri nuk ndalet vetëm te pamjet dhe atmosfera e dasmave, por sjell edhe historinë e krijimit të këtij kompleksi. Ajo bisedon me pronarin e Vali Ranch, Fehmi Fetahi, duke e kthyer atë në kohën kur projekti ishte vetëm një ide, shumë larg përmasave që ka sot.
Historia ka edhe një lidhje të veçantë me Zvicrën. Në kohën kur lindi ideja, pronari i Vali Ranch jetonte si emigrant në Zvicër. Synimi i tij fillestar ishte modest: të ndërtonte një vilë, një ranch me kuaj dhe një bar.
Me kalimin e viteve, projekti u zgjerua hap pas hapi. Nga një ide personale u shndërrua në një kompleks të madh, i cili sot përbëhet nga 18 objekte. Ndërtesat e bardha i kanë dhënë hapësirës pamjen karakteristike të një lloj “qyteti të bardhë”.
Dasmat, pjesë e identitetit të Vali Ranch
Një vend të rëndësishëm në reportazhin e Dea Virit e zënë dasmat, të cilat janë bërë pjesë e identitetit të Vali Ranch.
Kompleksi numëron më shumë se pesë salla dhe hapësira të brendshme e të jashtme, ku zhvillohen ceremoni dhe festa të përmasave të ndryshme. Pikërisht këtë atmosferë Viri e sjell për publikun e Top Channel, mes çifteve që nisin një kapitull të ri të jetës dhe familjeve që festojnë së bashku.
Reportazhi është realizuar në kuadër të “Pushime on Top”, programit të Top Channel që prej tetë vitesh promovon destinacione dhe vende të veçanta në Shqipëri, Kosovë dhe më gjerë.
Gazetarja, Dea Viri sjell kështu jo vetëm Vali Ranch si destinacion, por edhe historinë e zhvillimit të tij: nga ideja e një emigranti shqiptar në Zvicër deri te një kompleks që sot pret dasma dhe evente pothuajse çdo ditë.
E-Diaspora
-
Aurela Gaçe për albinfo.ch: Në janar 2027 mes shqiptarëve në Zvicër Në prag të dy koncerteve, Aurela Gaçe flet për albinfo.ch për rikthimin në Zvicër, marrëdhënien e... -
Ideja Bajra, shqiptarja që po spikat në fushën e Inteligjencës Artificiale në Britani -
Bern
“Ku janë të gjithë?” – Kino Kosova Film Festival rikthehet me edicionin e shtatë në Bernë -
Bruksel
19-vjeçari shqiptar pyet në Bruksel: Si tolerohet Serbia pas glorifikimit të Mlladiqit? -
Ramë Dardania merr pjesë në festivalin ndërkombëtar të artit, në Kotor
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?














