Kosova
Digjen disa automjete me targa RKS në veri, reagojnë ambasadorët
Shefi i zyrës së BE-së, Tomas Szunyog, ka deklaruar se dëmtimi i pronës private që ka ndodhur gjatë dy ditëve të fundit, ka synim frikësimin e popullatës lokale
Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë pas mesnatës, në veri të vendit është raportuar se pas dy veturave të djegura të mërkurën, nga persona të panjohur janë djegur edhe tri vetura të tjera të cilat ishin të regjistruara me targa RKS, skruan rtklive.com.
Dy vetura janë djegur në Mitrovicë të Veriut dhe një në Zveçan.
“Me 31 mars 2023 pas mesnatës, në veri të vendit është raportuar se nga persona të panjohur janë djegur edhe tri vetura që iu përkasin viktimave të nacionalitetit serb, të cilat kanë qenë të parkuara njëra në rrugën “Kral Milutin”- Zveçan, tjetra në rrugën “Ivo Lola Ribar”- Mitrovicë Veri, si dhe e treta në rrugën “Vlade Çetkoviq”- Mitrovicë Veri”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Vënien e zjarrit disa automjeteve në veri të vendit që kishin targa RKS, e kanë dënuar disa nga ambasadorët e akredituar në Kosovë.
Shefi i zyrës së BE-së, Tomas Szunyog, ka deklaruar se dëmtimi i pronës private që ka ndodhur gjatë dy ditëve të fundit, ka synim frikësimin e popullatës lokale.
“Kjo është e papranueshme dhe duhet të dënohet nga të gjithë akterët relevant”, tha Szunyog.
Duke mbështetur deklarimin e zyrtarit evropian, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se dhuna nuk është asnjëherë opsion.
“Unë kam besim të plotë që autoritetet kosovare do të hetojnë rastet plotësisht dhe do të sjellin përgjegjësit para drejtësisë”, ka thënë Rohde.Edhe ambasadori britanik, Nicholas Abbott, u është bashkuar ambasadorëve tjerë që dënuan djegien e veturave me targa RKS në veri të vendit.
“Djegia e veturave pas riregjistrimit në targa RKS në veri të Kosovës është e papranueshme”, tha ai.
“Të gjithë aktorët seriozë politikë duhet t’i dënojnë këto akte dhune dhe rreziqet që ato paraqesin për stabilitetin dhe qetësinë. Hetimet e shpejta për këtë kriminalitet janë të nevojshme dhe duhet të kryhen me ndjeshmëri dhe seriozitet”.
Edhe ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka reaguar pas djegies së tri veturave në veri të vendit këtë të premte.
Hovenier tha se ShBA-ja dënon djegien dhe çdo përpjekje për të frikësuar ata që kanë, ose synojnë të marrin targat RKS, sipas ligjit të Kosovës.
“Fatkeqësisht, më duhet ta përsëris këtë mesazh. Këto janë vepra frikacake dhe kriminale”,
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











