Lajme
Pse po zhvendosen banorët nga qytetet zvicerane?
Shumë njerëz në Zvicër jetojnë në qytete dhe qendrat përreth. Ndryshe si prej qendrave urbane në vendet e tjera, ku ka më shumë krim dhe varfëri, qytetet zvicerane janë më të sigurta dhe kanë infrastrukturë më të përshtatshme, përfshirë edhe transportin publik, shkruan thelocal.ch, përcjell albinfo.ch.
Cyrihu dhe Gjeneva rangohen si vendet, në të cilat jetesa është më e mirë sipas indeksit global për vitin 2022. Të dy qytetet u renditen me 100 pikë për shëndet, infrastrukturë 96.4 dhe stabilitet 95, raporton thelocal.ch, përcjell albinfo.ch.
Baseli dhe Lozana po ashtu u renditen lart, por pavarësisht kësaj, ka një trend të ri, njerëzit po largohen nga qytetet për t’u vendosur në zona rurale. Kjo për shkak që në këto zona nuk vërehet mungesa e apartmenteve. “Klasa e mesme nuk mund të mbulojë shpenzimet e jetesës në qytet. Veçanërisht në Cyrih, Zug, Gjenevë dhe Basel”, ka thënë Nicola Hilti, hulumtues në Universitetin e St. Gallen, për thalocal.ch, përcjell albinfo.ch.
Raporti po ashtu thotë se rreth një milion qiramarrës në Zvicër po u rëndohet jetesa për shkak që paguaj më shumë qira, krahasuar me të ardhurat. Kjo është arsyeja pse familjet e klasës së mesme po largohen nga qytetet drejt vendeve rurale, ku qiraja është më e ulët. Zgjidhja më e mirë është ndërtimi i më shumë shtëpive në afërsi të qyteteve, shkruan thelocal.ch, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave Mbi 120 fluturime direkte nga Gjermania drejt Kosovës j... -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit -
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify
Jeta në Austri
-
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë Organizata Vier Pfoten (Katër putrat) synon të stabilizojë numrin e qenve në planin afatgjatë: përmes kapjes,... -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C














