Uncategorized
Presidenti ukrainas Zelenskiy sot viziton Brukselin
Sot, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, shkon të enjten në Bruksel, në vazhdën e vizitave në disa kryeqytete evropiane, gjatë të cilave ai po u kërkon udhëheqësve të BE-së më shumë armë në luftën kundër agresionit të Rusisë dhe një fillim të shpejtë të bisedimeve të anëtarësimit në BE, përcjell albinfo.ch.
Dje vizitoi Londrën dhe Parisin, po ashtu Zelenskiy pritet të marrë pjesë në një takim të nivelit të lartë të udhëheqësve të BE-së dhe t’i drejtohet Parlamentit Evropian në Bruksel.
Megjithëse nuk ka gjasa që të marrë premtime të menjëhershme për të përmbushur kërkesat e tij, vizita i jep zotit Zelenskiy një shans për të paraqitur argumentat e tij para 27 udhëheqësve të vendeve të BE-së për herë të parë që kur filloi agresioni gati një vit më parë më 24 shkurt, 2022.
Pasi kanë marrë premtime për tanke luftarake perëndimore javët e fundit, zyrtarët ukrainas janë përqendruar tani në përpjekjet për të siguruar furnizim me raketa dhe avionë luftarakë me rreze më të gjatë veprimi.
Qeveritë perëndimore deri tani kanë hedhur poshtë kërkesat për avionë, duke argumentuar se ato nuk i duhen Ukrainës për momentin dhe se do të duheshin vite për të trajnuar pilotët ukrainas për t’i përdorur ato.
Megjithatë, zoti Zelenskiy siguroi të mërkurën një premtin nga Britania për të trajnuar pilotët ukrainas për të përdorur avionë luftarakë të standardeve të NATO-s. Londra tha se nuk kishte vendosur ende nëse do të dërgonte avionë të tillë, por kryeministri Rishi Sunak tha se “asgjë nuk përjashtohet”.
Ambasada e Rusisë në Britani paralajmëroi Londrën kundër dërgimit të avionëve luftarakë në Ukrainë, duke thënë se një veprim i tillë do të kishte pasoja për gjithë botën, njoftoi agjencia e lajmeve TASS.
Lidhur me çështjen e anëtarësimit në BE, zyrtarët ukrainas po bëjnë presion për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit brenda disa muajsh.
“Ne jemi absolutisht të sigurt se vendimi për fillimin e negociatave të anëtarësimit mund të merret këtë vit”, tha një zyrtar ukrainas.
Por, ndërsa disa vende anëtare të BE-së janë të prirura t’i japin Ukrainës nxitjen morale që do të sillnin bisedimet e anëtarësimit, të tjerët janë shumë më të kujdesshëm. Ata kanë theksuar se vendet aspirante duhet të plotësojnë një sërë kriteresh – siç është goditja e korrupsionit – përpara se të fillojnë negociatat.
“Ukrainës nuk mund t’i jepet një lloj statusi special mbi dhe para le të themi vendeve të Ballkanit Perëndimor që janë në procesin e anëtarësimit dhe që po kalojnë përmes të gjitha fazave”, tha një diplomat i BE-së. “Ballkanit Perëndimor nuk mund t’i thuhet që për të hyrë në BE duhet të jeni në luftë”.
E-Diaspora
-
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë Edicioni i pestë i festivalit të filmit “Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur të... -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










