Kosova
Ngërçi politik, dy aksione sot para Qeverisë
Në një kohë kur procesi i konstituimit të institucioneve të Kosovës vazhdon të mbetet i bllokuar, Aleanca dhe Rinia Demokratike e Kosovës kanë paralajmëruar sot dy aksione simbolike para ndërtesës së Qeverisë
Aleanca dhe Rinia Demokratike e Kosovës do të zhvillojë sot një aksion simbolik para hyrjes së ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, transmeton KosovaPress.Sipas njoftimit, n orë 11:55,
Aleanca zhvillon aktivitet simbolik te hyrja e Qeverisë së Kosovës.
Po ashtu edhe Rinia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se, aktiviteti i tyre do të jetë sot pasdite në orën 17:00 para ndërtesës së Qeverisë.
Në ftesën e mediave nuk janë dhënë hollësi për qëllimin dhe mesazhin e këtyrë aksioneve simbolike.
Pas zgjedhjeve të 7 qershorit, ende nuk janë konstituar institucionet.
Përveç PDK-së, edhe Aleanca ka vazhduar me kërkesën për vazhdimin e seancës për konstituimin e Kuvendit, ndërsa kanë akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për bllokim të procesit. Kjo e fundit ka thënë se fillimisht duhet të ketë marrëveshje për konstituim të institucioneve në mënyrë që të shmangen zgjedhjet e reja.
Të dyja këto parti kanë refuzuar ftesat e Lëvizjes Vetëvendosje për takime.
Në zgjedhjet e 7 qershorit, VV ka siguruar 53 vende në kuvend, PDK 22 deputetë, LDK 18 dhe Aleanca 7 deputetë.
E-Diaspora
-
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 Qendërsulmuesi i Shqipërisë U-19, Enis Rexhepi e ka nisur mbarë sezonin e ri me Stuttgart U-19... -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova -
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim












