Uncategorized
Maqedoni: Mbi 11 mijë mërgimtarë të regjistruar për 24 orë
Diaspora e Maqedonisë së Veriut ka rritur ndjeshëm interesimin për t’u vetëregjistruar.
Nga dje, deri sot në orën 10:30 janë regjistruar 11.504 mërgimtarë më shumë. Kështu numri i të vetëregjistruarve ka arritur në gjithsej 99409.
Shpërndarja e të vetëregjistruarve nëpër shtete mbetet e njëjtë nga dje, pasi kjo listë nuk është përditësuar nga Enti Shtetëror i Statistikave.
Të dhënat e fundit që thirren në datën 19 mars 2021, tregojnë se interesim më të madh për regjistrim, ka treguar diaspora e Zvicrës.
Ndërkohë, sot bëhen 21 ditë që kur ka filluar procesi i regjistrimit elektronik të diasporës në vend, dhe i njëjti pritet të përfundojë më 21 prill.
Regjistrimi në vend do të fillojë më 1 prill, ndërkaq do të përfundojë më 21 prill. Por, opozita maqedonase vazhdon thirrjet që ky proces të anulohet, nën arsyetimin “se është rënduar situata me Covid-19”.
Nga ana tjetër, thirrje të shumta i janë drejtuar diasporës shqiptare në vend, si nga politikanët dhe funksionarët nga brenda dhe jashtë vendit, por edhe nga figura të rëndësishme kombëtare./Alsat
Të ngjashme
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













