Lajme
Studiuesit: Të shtyhet marrja e dozës së dytë të vaksinës Pfizer
Dy studiues në Kanada thonë se marrja e dozës së dytë të vaksinës anti-COVID e kompanisë Pfizer mund të shtyhet në mënyrë që të vaksinohen të gjitha grupet që kanë prioritet, duke shtuar se doza e parë garanton mbrojtje të madhe nga virusi. Mendimet e tyre u botuan në një revistë mjekësore.
Vaksina kishte një efikasitet prej 92.6% pas marrjes së dozës së parë, thanë Danuta Skowronski dhe Gaston De Serres, bazuar në një analizë dokumentesh të paraqitura nga prodhuesi i ilaçeve tek Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA).
Ekspertët thonë se këto zbulime ishin të ngjashme me efikasitetin që ofron doza e parë e vaksinës Moderna prej 92.1%.
Në përgjigjen e tij, kompania Pfizer tha se regjimet alternative mbi sasinë e dozave të vaksinës nuk ishin vlerësuar ende dhe se vendimi u takonte autoriteteve shëndetësore.
Disa vende, duke u ndeshur me sasi të vogla të vaksinave, po shikojnë mundësitë për të ndryshuar sasinë e dozave.
Por strategji të tilla shihen ndryshe nga ekspertë të ndryshëm. Disa argumentojnë se urgjenca që paraqet pandemia kërkon fleksibilitet, ndërsa të tjerë kundërshtojnë braktisjen e qasjeve të drejtuara nga të provuarit klinik.
Studiuesit Skowronski dhe De Serres paralajmëruan se nuk është e sigurt se sa kohë zgjat mbrojtja pas marrjes së një doze të vetme, por thanë se administrimi i dozës së dytë një muaj pas së parës siguron “pak përfitim në afatin e shkurtër”.
Skowronski punon për Qendrën e Kontrollit të Sëmundjeve në British Columbia, ndërsa De Serres në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik në Kebek.
Në Britani, autoritetet kanë thënë se të dhënat mbështesin vendimin e saj për të kaluar tek një cikël prej 12-javësh nga doza në dozë për vaksinën Pfizer-it. Por si Pfizer, ashtu edhe partneri i saj BioNTech kanë paralajmëruar se nuk kanë prova për ta mbështetur këtë vendim.
Vaksina e Pfizerit është autorizuar të merret me një diferencë prej 21 ditësh nga doza në dozë.
FDA-ja dhe Agjencia Evropiane e Ilaçeve sugjerojnë intervalin e testuar në prova./VoA
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










