Lajme
Dallimi interesant mes rezultateve të zgjedhjeve në vitin 2019 dhe 2021
Pas publikimeve të rezultateve nga exit poll-eve doli që Vetëvendosja po prin me 50 + përqindje të votave, e partitë e tjera pas saj. Mirëpo, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2019 kjo e fundit ka pësuar rritje të madhe.
Në vitin 2019 në bazë të rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje, kishte marrë 26.12% të votave, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 24.45 %, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) 21.16 %, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në koalicion me Partinë Socialdemokrate kishte marrë 11.47 %, Lista Serbe 6.74 për qind të votave dhe Nisma Socialdemokrate 4.98 % për qind.
E kësaj here ky rezultat duket pothuajse krejt ndryshe, përcjell albinfo.ch.
Exit polli i RTV Dukagjinit ka nxjerrë fituese Lëvizjen Vetëvendosje me 55 deputetë.
Pas Lëvizjes Vetëvendosje vijnë PDK me 20 deputetë, LDK me 17 deputetë, AAK me 8 deputetë dhe 20 vende janë të rezervuara për deputetë e komuniteteve jo-shumicë.
Sipas rezultateve, LVV është rritur me 101.7 %, LDK ka rënie me 30 %, PDK ka rënie me 5.7, AAK ka rënie me 39.1 % dhe Nisma ka rënë me 68.7 %.
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas














