Kosova
Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së në ballinat e mediave kryesore botërore
Vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit ka marrë vëmendje të gjerë në mediat ndërkombëtare.
Vendimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është pasqyruar gjerësisht nga mediat kryesore ndërkombëtare. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi u shpallën fajtorë për vepra penale të përfshira në aktgjykim dhe u dënuan me burgim. raporton albinfo.ch.
Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters e ka vendosur në fokus dënimin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, me titullin: “Former Kosovo president Thaci sentenced to 25 years for war crimes”.
Agjencia Reuters shkruan se ai vazhdon të jetë një figurë e nderuar dhe e respektuar nga shumë shqiptarë të Kosovës, ndërsa vetë Gjykata Speciale është thellësisht jopopullore në vend.
Pamjet nga Prishtina, siç i përshkruan Reuters, tregojnë qartë hendekun mes vendimit të gjykatës dhe perceptimit të një pjese të madhe të opinionit publik. Mijëra qytetarë që po e ndiqnin shpalljen e vendimit në një ekran të madh reaguan me fishkëllima dhe brohoritën “Thaçi, Thaçi”, ndërsa disa prej tyre shpërthyen në lot.
Edhe prestigjiozja britanike The Guardian i ka kushtuar vëmendje vendimit, duke e titulluar raportimin: “Former Kosovo president Thaçi sentenced to 25 years in prison by international court in The Hague”. (The Guardian)
Në Zvicër, gazeta Blick gjithashtu ka raportuar për aktgjykimin, duke vënë theksin te dënimi i ish-presidentit të Kosovës me 25 vjet burgim.
Vendimi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së është pasqyruar edhe nga media të tjera ndërkombëtare, duke e bërë aktgjykimin një prej zhvillimeve kryesore të ditës në raportimet për Kosovën dhe rajonin. (AP News)
Sipas aktgjykimit të shpallur më 16 shtator, Hashim Thaçi u dënua me 25 vjet burgim, ndërsa dënimet për tre të bashkëakuzuarit e tij variojnë nga 13 deri në 25 vjet.
E-Diaspora
-
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka zhvilluar një takim me përfaqësues nga... -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











