Kuriozitete
Sa kohë ju nevojitet për të larguar një ‘ves’
Kjo kohëzgjatje në fakt vjen nga një libër mjaft popullarizuar i 1960, i quajtur “Psiko – Kibernetikë” nga Maxwell Maltz
Nga larja e përditshme e dhëmbëve, te zgjimi i vonë, lënia e duhanit apo sa e sa të tjera – të gjithë kanë dhjetëra zakone me të cilat mbushin përditshmërinë apo rutinën, shpesh duke qenë të vetëdijshëm për zakonet që kanë, e herë të tjera jo.
Ndër shumëllojshmërinë e zakoneve, ekziston një ndarje midis atyre që quhen zakone të mira dhe atyre të ashtuquajtura “vese”, zakonet me të cilat njerëzit mund të shtyjnë jetën duke i luftuar, e mbase nuk ja dalin me sukses.
Megjithatë, sipas studimeve, për të hequr dorë nga një zakon gjithçka që nevojitet është një periudhë kohore prej 21 ditësh. Kjo kohëzgjatje në fakt vjen nga një libër mjaft popullarizuar i 1960, i quajtur “Psiko – Kibernetikë” nga Maxwell Maltz, një kirurg plastik i cili vuri re se pacientëve të tij ju duheshin 21 ditë për t’u mësuar me fytyrat e tyre të reja, transmeton Scan, përcjell albinfo.ch.
Sidoqoftë, sipas një studimi më të kahershëm të vitit 2009, koha e saktë për të formësuar një zakon apo për t’a “zhdukur” atë njëherë e përgjithmonë, nuk është kaq precize në të vërtetë.
Studiues të Universitetit “College” London, ekzaminuan zakonet e reja të 96 njerëzve gjatë 12 javëve dhe zbuluan se koha mesatare që duhet për të marrë një zakon të ri është 66 ditë dhe ndër të tjera, përpos kësaj mesatarja, koha individuale varjonte nga 18 në plot 254 ditë.
Nga shkrirja e të dy studimeve, më e sakta për t’u thënë do të ishte se nuk duhet të dëshpëroheni në rast se nuk arrini të hiqni dorë për tre javë nga një ves, pasi më e zakonta, sipas të dy studimeve, është periudha 2 mujore.
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta













