Kuriozitete
Apple me aplikacion dhe faqe kushtuar mbrojtjes nga COVID-19
Apple lëshoi një shërbim të ri për analizë dhe një sërë burimesh për të ndihmuar njerëzit të qëndrojnë të informuar dhe të ndërmarrin hapat e duhur për të mbrojtur shëndetin e tyre gjatë përhapjes së COVID-19, bazuar në udhëzimet më të fundit të Qendrave për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC).
Uebfaqja e re COVID-19 dhe aplikacioni COVID-19 i disponueshëm në App Store, u krijua në partneritet me CDC, Task Force Coronavirus të Shtëpisë së Bardhë dhe FEMA për të bërë më të lehtë për njerëzit në të gjithë SHBA që të marrin informacion dhe udhëzimet e nevojshme.
Aplikacioni dhe faqja e internetit COVID-19 lejojnë përdoruesit të përgjigjen në një seri pyetjesh rreth faktorëve të rrezikut, ekspozimit të fundit dhe simptomave për veten ose një person të dashur.
Nga ana tjetër, ata do të marrin rekomandime të CDC për hapat e ardhshëm, përfshirë udhëzimet për distancimin shoqëror dhe izolimin, si të monitorojnë nga afër simptomat, nëse rekomandohet apo jo një test në këtë kohë, dhe kur të kontaktojnë një staf mjekësor.
Apple thotë se mjeti i ri i analizës dhe kontrollit është krijuar për të qenë një burim për individët dhe nuk zëvendëson udhëzimet nga ofruesit e kujdesit shëndetësor ose udhëzimet nga autoritetet shëndetësore shtetërore dhe lokale.
Aplikacioni dhe faqja e internetit gjithashtu ofrojnë qasje në burime për t’i ndihmuar njerëzit të qëndrojnë të informuar dhe të marrin mbështetjen e nevojshme.
Përdoruesit do të marrin përgjigje për pyetjet e bëra shpesh rreth COVID-19, duke përfshirë kush është më i rrezikuar dhe si t’i njohë simptomat.
Për më tepër, ata do të mësojnë informacionin më të azhurnuar nga CDC si praktikat më të mira për larjen e duarve, dezinfektimin e sipërfaqeve dhe monitorimin e simptomave.
E-Diaspora
-
“As anej as knej”, një festival mbi migrimin, identitetin dhe përkatësinë Ministrja Saranda Bogujevci dhe kryeministri Albin Kurti, morën pjesë mbrëmë në hapjen e festivalit “AS ANEJ,... -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Shqiptarja Elona Latifi finaliste e çmimit prestigjioz të BBC-së në Britani -
Sot, dita e parë e “Verës Poetike të Diasporës” në Prishtinë -
Begaj: Alpet Shqiptare janë urë që bashkon shqiptarët me rrënjët dhe identitetin
Jeta në Austri
-
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale Shqiptarja përfundoi doktoraturën në Universitetin BOKU, duke kombinuar gjenetikën, inteligjencën artificiale dhe analizën e të dhënave... -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet -
Rreth 3.6 milionë austriakë duhet të ndërrojnë patentë shoferët -
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026”














