Kuriozitete
Fakte rreth Vladimir Putinit që nuk i keni ditur
Thuhet se ai merr qentë në takim për t`i frikësuar liderët
Vladimir Vladimirovich Putin është presidenti i Rusisë që nga viti 2012.
1. Ai lindi në epokën e Luftës së Ftohtë më 1952. Nëna e tij punoi në një fabrikë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe babai i tij u dërgua në ushtri, ku shërbeu në një flotë nëndetëse. Gjatë viteve të reja të jetës Putin ishte një ateist. Ai u kthy në kishë pas dy aksidenteve të mëdha në vitet 1990, pas një aksidenti me makinë dhe pas djegies së shtëpisë.
2. Putin shërbeu 15 vjet si oficer për KGB, përfshirë 6 vjet në Dresden, Gjermani Lindore. Ndërsa ishte në Gjermani, rolet e tij përfshinin edhe rekrutimin e anëtarëve për Partinë Komuniste të Gjermanisë Lindore dhe Policinë sekrete (Stasi), vjedhjen e sekreteve teknologjike dhe kompromentimin për vizitat e perëndimorëve. Në vitin 1990 ai u tërhoq nga shërbimi aktiv i KGB-së me gradën nënkolonel. Pas daljes në pension dhe rënies së Bashkimit Sovjetik, Putini u kthye në ish-universitetin e tij dhe shërbeu për 18 muaj si ndihmës i rektorit.
3. Megjithëse Putin merr një pagë ekuivalente me 137 mijë dollarë në vit, ai besohet të jetë fshehurazi një nga burrat më të pasur në botë. Ai ka përdorur ndikimin e tij politik për të fituar aksione në disa korporata ruse dhe ukrainase. Sipas një zv.kryeministri, Putin zotëron 20 pallate, katër jahte, 58 avionë dhe një koleksion orësh me vlerë gjysmë milion dollarë.
4. Ai është shumë i shkurtër, rreth 1.62 cm. Ai vesh këpucë speciale me thembra të larta që e bëjnë atë të duket më i gjatë. Të gjithë truprojat e tij janë gjithashtu të shkurtër dhe është e ndaluar të fotografosh Putinin si të plotë.
5. Ai ka bërë të paktën 5 operacione plastike. Blefaroplastika, mbushës të lëkurës, ngritje rrethore e fytyrës etj. Putin kishte probleme me qarkullimin e gjakut pas operacionit që bëri ngritjen e fytyrës.
6. Apple projektoi një orë për të: Putin u mahnit kur Apple krijoi një orë për të. Ajo ishte një orë ari, e cila kishte shqiponjën me dy koka ose stemën e Rusisë. Kostoja e saj është rreth 3000 dollarë.
7. Putin fitoi një rrip të zi në xhudo kur ishte 18 vjeç, dhe akoma praktikon artin ushtarak, të cilin e përshkruan si një filozofi të jetës.
8. Ai ka dy vajza, por jeta e tyre mbahet sekret total. Ato morën pjesë në kolegj me emra të tjerë dhe vendbanimet e tyre nuk dihen.
9. Presidenti rus i do shumë qentë e tij, madje disa nga ta i merr shpesh në takimet me zyrtarë politikë, disa njerëz thonë se ai e bën këtë që të frikësojë liderët politikë.
10. Ai di të flasë rrjedhshëm gjermanisht, por ka probleme me gjuhën angleze.
11. Gjyshi i Putin punoi si kuzhinier në shtëpinë e diktatorit Lenin, e më pas gatoi edhe për Stalinin disa herë.
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta














