Ekonomi
Fondi Monetar ul projeksionet për ekonominë botërore
Fondi Monetar Ndërkombëtar uli projeksionet për ekonominë botërore për këtë vit edhe vitin 2021.
Kjo organizatë, në raportin “Perspektiva Ekonomike Botërore”, ekonomia do të rritet me 3.3 për qind në vitin 2020 dhe me 3.4 për qind në vitin 2021.
“Norma do të stabilizohet në 1.6 për qind për ekonomitë e zhvilluara këtë vit edhe tjetrin dhe do të rritet në 4.4 për qind dhe 4.6 për qind për ekonomitë në zhvillim. Ndërsa, ekonomia kineze do të rritet me 0.2 për qind në 6 për qind për vitin 2020”, thuhet në raport.
Gjithashtu, raporti theksoi se prodhimi dhe tregtia botërore kanë prekur fundin dhe do të nisin rimëkëmbjen, ekonomitë e zhvilluara po lehtësojnë politikat monetare, Kina dhe SHBA kanë arritur një marrëveshje tregtare dhe shqetësimet mbi BREXIT-in pa marrëveshje po largohen.
Shefja e Fondit Monetar, Kristalina Georgieva, tha se këto shenja pozitive kanë rritur optimizmin në tregje.
“Presim një përshpejtim mesatar të rritjes ekonomike këtë vit edhe tjetrin. Kemi vëzhguar disa shenja të stabilizimit, pasi të dhënat e fundit tregojnë se tregtia dhe prodhimi industrial kanë prekur fundin dhe do të nisin rimëkëmbjen. Megjithatë, nuk kemi arritur ende në një pikë të kthesës”, tha Georgieva gjatë Forumit Ekonomik në Davos.
Pavarësisht sinjaleve pozitive, ekzistojnë ende rreziqe ndaj aktivitetit ekonomik botëror, si tensionet gjeopolitike dhe sociale si dhe barrierat tregtare, shkruan telegrafi.
Fondi theksoi se duhet bashkëpunim shumëpalësh dhe një përzierje e ekuilibruar e politikave për të mbështetur ekonominë dhe parandaluar rreziqet.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










