Shqipëria
Deklarata e Bebe Rexhesë pasi arriti në Shqipëri
Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha, mbërriti në Bubq, ku po viziton një nga familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.
“Është shumë e vështirë të jem në Shqipëri në këto kohë të vështira, jam prej disa orësh këtu në Shqipëri, vetëm për kaq mund të qëndroj, të bëj shkëputje nga turneu im. Puna nuk përfundon këtu në këtë moment, dua të sigurohem se projekti për rindërtimin do të bëhet me kujdes. Dua të falenderoj të gjithë ata që kanë ndihmuar Shqipërinë në këtë moment të vështirë”, u shpreh Bebeja.
Më tej shtoi:
“Pavarësisht se sa famë kam fituar, pavarësisht ku unë shkoj, kurrë s’do harroj se nga vij dhe që kam gjak shqiptari; e di që jemi të fortë, jemi djemtë dhe vajzat e Nënë Terezës dhe do kujdesemi për njëri-tjetrin. Shqipëria është një vend i mrekullueshëm, unë e dua vendin tim. Pavarësisht se nga cila sferë e jetës vini është shumë e rëndësishme që të ndihmoni, këta janë vëllezërit dhe motrat tona. Ndaj doja të vija sot, ta ndjeja, ta shihja me sytë e mi, jam e lumtur që jam këtu. Zemra më thyhet kur i shoh këta njerëz”, duke shtuar se në planet e saj të mëtejshme përfshihet edhe rindërtimi i shkollave.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh
Jeta në Austri
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së











