Jeta në Zvicër
Në Zvicër bie në nivel rekord numri i kafshëve të përdorura në eksperimente
Numri i kafshëve të përdorura në eksperimente në Zvicër ka rënë në nivelin më të ulët që nga fillimi i regjistrimit të statistikave në vitin 1983. Megjithatë, është rritur numri i kafshëve të përdorura në eksperimentet me shkallën më të rëndë të ngarkesës.
Në vitin 2025, në Zvicër janë përdorur gjithsej 507,863 kafshë në eksperimente, krahasuar me 522,636 një vit më parë. Kjo paraqet një rënie prej rreth 3 për qind.
Sipas të dhënave të publikuara të martën nga Zyra Federale për Sigurinë Ushqimore dhe Çështjet Veterinare (BLV), bëhet fjalë për 14,773 kafshë më pak se një vit më parë dhe për numrin më të ulët të regjistruar që nga fillimi i mbledhjes së këtyre statistikave në vitin 1983, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, numri i kafshëve të përdorura në eksperimentet e shkallës 3, të cilat konsiderohen si eksperimente me ngarkesë të rëndë për kafshët, është rritur. Në vitin 2025, në këto eksperimente janë përdorur 29,413 kafshë, ose 7.4 për qind më shumë se një vit më parë. Ky është niveli më i lartë i regjistruar në 26 vjet.
Sipas autoriteteve federale, rritja në këtë kategori ka të bëjë kryesisht me përdorimin e minjve, veçanërisht në kërkimet për kancerin. Rreth 91 për qind e kafshëve të përdorura në eksperimentet e shkallës 3 kanë shërbyer për kërkimin e sëmundjeve te njerëzit.
Në të njëjtën kohë, numri i kafshëve të përdorura në eksperimentet e shkallës 2 ka rënë në rreth 142 mijë, niveli më i ulët në dhjetë vjet. Gjatë vitit 2025 janë dhënë gjithashtu 582 leje të reja për eksperimente me kafshë, gjashtë më pak se një vit më parë.
Autoritetet zvicerane theksojnë se studiuesit duhet të zbatojnë parimin “3R”, që nënkupton zëvendësimin, reduktimin dhe përmirësimin e eksperimenteve me kafshë. Eksperimentet lejohen vetëm kur nuk ekziston një metodë alternative e përshtatshme dhe kur përfitimi i pritshëm vlerësohet më i madh se ngarkesa që u shkaktohet kafshëve.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Dy kushërinj shqiptarë dënohen në Lucern për trafik droge dhe pastrim parash Njëri u dënua me tre vjet burgim, nga të cilat 18 muaj do t’i vuajë, ndërsa... -
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë -
“15 vjet albinfo.ch”, motoja e numrit më të ri të magazinës albinfo.ch -
Zvicër
Pronari shqiptar përballet me grabitësin në piceri në Zvicër: Ia mora thikën që të mos e vriste vajzën -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare
Jeta në Austri
-
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim të drogës gjatë një operacioni pranë... -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare -
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri”












