Shqipëria
Shqiptarët shpenzojnë rreth 29% të të ardhurave për ushqime
Të dhënat e Eurostat për vitin 2025 tregojnë se ushqimet dhe pijet joalkoolike zënë një pjesë të konsiderueshme të shpenzimeve të qytetarëve në Shqipëri.
Sipas statistikave, një person në Shqipëri shpenzon mesatarisht rreth 8,656 euro në vit, ndërsa për ushqime dhe pije joalkoolike shkojnë rreth 2,513 euro, ose afërsisht 29% e shpenzimeve vjetore.
Në krahasim, mesatarja e shpenzimeve për person në Bashkimin Evropian arrin në rreth 27,463 euro në vit. Edhe pse shpenzimet për ushqime janë në nivele të përafërta me ato europiane, pesha e tyre në buxhetin familjar është më e lartë në Shqipëri për shkak të nivelit më të ulët të të ardhurave.
Pas ushqimeve, një pjesë e rëndësishme e buxhetit shkon për shpenzimet e banesës. Rreth 1,172 euro në vit shpenzohen për banesën, ujin, energjinë elektrike, gazin dhe lëndët e tjera djegëse.
Për mobilim, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtjen e banesës shpenzohen rreth 751 euro në vit për person.
Ndërkohë, për rekreacion, sport dhe kulturë shpenzohen rreth 1,162 euro, ndërsa shpenzimet për shëndetësinë arrijnë në rreth 662 euro në vit.
Transporti përbën rreth 576 euro të shpenzimeve vjetore, ndërsa për restorante dhe akomodim shkojnë afërsisht 427 euro.
Në fund të listës renditen veshjet dhe këpucët, për të cilat një person shpenzon mesatarisht rreth 205 euro në vit.
Të dhënat tregojnë se ushqimet mbeten një nga zërat kryesorë të shpenzimeve për qytetarët shqiptarë, duke zënë një peshë të konsiderueshme në buxhetin vjetor.
E-Diaspora
-
Dy kushërinj shqiptarë dënohen në Lucern për trafik droge dhe pastrim parash Njëri u dënua me tre vjet burgim, nga të cilat 18 muaj do t’i vuajë, ndërsa... -
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë -
“15 vjet albinfo.ch”, motoja e numrit më të ri të magazinës albinfo.ch -
Zvicër
Pronari shqiptar përballet me grabitësin në piceri në Zvicër: Ia mora thikën që të mos e vriste vajzën -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare
Jeta në Austri
-
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim të drogës gjatë një operacioni pranë... -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare -
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri”











