Ekonomi
Cili është paralajmërimi i bankës zvicerane për të pasurit
Sipas UBS, investitorët po konsiderojnë rritjen e mëtejshme të parasë cash
Të pasurit në gjithë botën po përgatiten për luhatje në tregjet financiare për vitin 2020, sipas bankës zvicerane UBS.
Shumica e investitorëve të pasur presin një rënie të madhe në tregje për vitin e ardhshëm dhe 25% e aktiveve të tyre është në para cash’, sipas sondazhit të UBS ndaj mbi 3,400 të pasurve.
Konflikti mes SHBA dhe Kinës është shqetësimi më i madh gjeopolitik i tyre, ndërsa zgjedhjet e ardhshme në SHBA përbëjnë një tjetër kërcënim për portofolet e investitorëve, transmeton Scan.
Thuajse 80% e të anketuarve thonë se luhatjet në tregje pritet të vazhdojnë dhe 55% presin një shitje të madhe në bursa në fund të 2020-ës, përcjell albinfo.ch.
Sipas UBS, investitorët po konsiderojnë rritjen e mëtejshme të parasë cash’ dhe diversifikimin në klasa të ndryshme të aktiveve.
Megjithatë, alarmi i investitorëve është kufizuar vetëm në afatshkurtër, ndërkohë që 70% e tyre janë optimistë për kthimet nga investimet në 10 vjetët e ardhshme.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital













