Integrimi
Vildane Rexhepi, menaxhere prokurimi në IT-në e bankës UBS
Ka mbaruar me sukses studimet për ekonomi në disa universitete të njohura dhe tani menaxhon projektet e prokurimit të IT-së për bankën UBS dhe kompani të tjera
Vildane Rexhepi është një vajzë e thjeshtë dhe shumë komunikuese. Ajo përçon pozitivitet, si në formimin intelektual, profesional dhe etik, ashtu dhe në qëndrimet e saj dhe, para së gjithash, në të menduarit.
Vildanja ka treguar për revistën albinfo.ch lidhur me studimet e saj, punën si ekonomiste e IT-së, jetën, sfidat, migrimin dhe ambiciet e saj.
E lindur në Preshevë, ku për 11 vjet ka jetuar aty me familje, më pas Vildanja ka emigruar së bashku me nënën e saj, motrën e vëllezërit te babai i saj në Zvicër, në St. Gallen.
“Në Zvicër ka qenë një fillim i vështirë si fëmijë, pasi që nuk e kam kuptuar gjuhën dhe ka qenë ndërrim mentaliteti. Unë fillova në klasën e katërt në Zvicër. Nuk merrja nota të larta sikurse në Preshevë për shkak të gjuhës, andaj doja me vite të kthehesha në Preshevë te gjyshërit e mi. Mirëpo, me kohë, gjërat filluan të ndryshonin dhe integrimi ndodhi gradualisht”, tregon ajo.
Në Angli, për të punuar dhe studiuar
Pas shkollimit fillor, ajo ka përfunduar profesionin për nëpunëse në ekonomi (KV), por ambiciet e saj ishin më të larta. Si e re, ajo filloi të punojë në një kompani internacionale, “Autoneum”, përmes të cilës udhëtoi në Angli për të punuar dhe shkolluar.
“Kam pasur përkrahje të fortë, si nga familja, si nga stafi, e po ashtu më ka shoqëruar edhe fati. Pas një viti u ktheva ne Zvicër, ani pse kompania në fjalë më ofroi punë që të vazhdoja tutje në UK, pasi ishin të kënaqur me punën time.
Të parat studime pasi jam kthyer nga Anglia, kanë qenë “Höhere Fachschule në HTW Chur” (Shkolla e Lartë Profesionale HTW në Chur). Këto studime mund t’i quajmë si pre-Bachelor. Brenda kësaj kohe punoja 80% si “Local Buyer”, për të njëjtën kompani, e cila më pati mbështetur të shkoja në Angli”, shprehet ajo.
Pas përfundimit të “HF”, Vildania vazhdoi për Bachelor në “HTW Chur” me specializimin në Leadership dhe SAP. Pastaj, ajo ndërroi sektorin: për shtatë vjet punon për tregun e Financave si Blerëse Strategjike e Teknologjisë.
Nga sektori i blerjeve, në atë të financave
Vildanja po ashtu ka mbaruar Kolegjin e Gjuhëve në Leeds, MB, ka diplomën Bachelor në Shkencat FHO në “Administrim Biznesi HF, HTW Chur, ndërsa Masterin e ka përfunduar për “Studime të Avancuara në Transformimin Dixhital, ZHAW Winterthur në Universitetin e Shkencave të Aplikuara, të Cyrihut.
Fillimisht punonte si menaxhere e blerjeve, disa vjet kishte punuar në sektorin e optikës dhe pastaj në atë të financave, në të cilin vazhdon të punojë edhe sot.
“Unë kam punuar si burim strategjik IT-së në Chain IQ për gati gjashtë vjet. Chain IQ u themelua në vitin 2014 si një spin-off nga UBS kur banka ia transferoi kompanisë departamentin e saj të prokurimit. Chain IQ është një kompani e pavarur shërbimesh globale që merret me detyra të prokurimit strategjik dhe operacional për klientët e saj dhe operon në më shumë se 20 vende në mbarë botën”, shprehet ajo.
Vildanja tani menaxhon projektet e prokurimit të IT-së për UBS dhe kompani të tjera të njohura
Përgjegjësitë e saj përfshijnë iniciativat kryesore të prokurimit në fushat e harduerit të IT-së, softuerit dhe zgjidhjeve cloud, duke përfshirë analizën dhe llogaritjen e kostove të prokurimit.
“Unë jam përgjegjëse për zbatimin e strategjive të negociatave, për të punuar ngushtë me palët e interesuara, të brendshme dhe të jashtme. Detyrat e mia përfshijnë gjithashtu menaxhimin e tenderëve (RfX) dhe dhënien e tenderëve për kompanitë, kryerjen e analizave të kostove dhe skenarëve, vlerësimin e aktiviteteve, si dhe negocimin dhe lidhjen e kontratave. Në situatat kur tregu është “i errët”, unë punoj ngushtë me analistët për të fituar një kuptim më të mirë të tregut. Projektet që unë menaxhoj karakterizohen nga kompleksiteti dhe progresiviteti i tyre teknologjik dhe janë në intervalin monetar 7 deri në 8 shifra. Vëllimi vjetor i negociatave të projekteve të mia është mbi 100 milionë CH, tregon ajo për revistën albinfo.ch
Dashuria e Vildanes për Preshevën
Sikur të gjithë mërgimtarët shqiptarë që kanë mall për vendlindjen, edhe Vildanja është shumë e lidhur me Preshevën. Ajo tregon se është krenare për vendin e saj dhe se e viziton çdo vit.
“Me Kosovë e Preshevë jam shumë e lidhur, pasi kam lindur atje dhe është vendlindja ime. Në vit shkoj 4 deri 5 herë. Ndonjëherë thjesht edhe për ndonjë vikend. Gjithashtu edhe me Shqipërinë jam e lidhur, sepse me pëlqen bregdeti dhe vendet e saj turistike. Nuk e dalloj nga vendlindja ime, e ndiej veten sikur në shtëpinë time kur jam në Shqipëri”, përfundon ajo. /Albinfo.ch
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriVildane Rexhepi
- Prejardhja:Preshevë
- Vendi ku vepron:Zvicer
- Profesioni: IT e Bankës
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
50 mësues për mësimin gjuhës shqipe në Greqi Mësimi i gjuhës shqipe për fëmijët shqiptarë në Greqi mbetet prioritet i qeverisë, e cila ka...
-
Rama takon diasporën shqiptare në Selanik, pritet me protesta nga nacionalistët grekë
-
Shoqata “ArtPlisi”, ekspozon veprat e 17 artistëve shqiptarë, në Wetzikon ZH
-
“Hendbolli na bashkon” u mbajt në St. Gallen
-
Ansambli “Trojet”, Winterthur, me koncert artistik për 28 Nëntorin
Jeta në Austri
-
Kurti të dielën takoi mërgatën në Austri, u bën thirrje të investojnë në Kosovë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar të dielën bashkatdhetarët dhe miqtë e Kosovës...
-
Austri: Targat e personalizuara të makinave, në rënie
-
Gjendet i vdekur gjuetari që vrau kryebashkiakun në Austri, dyshohet se bëri vetëvrasje
-
Austri: ÖVP dhe SPÖ do të takohen për të negociuar një koalicion të mundshëm
-
Kurti sot në Vjenë takon mërgimtarët