Kuriozitete
Fat në lotari, kush janë personat që fituan disa herë lotarinë
Të rrallë janë personat që kanë fituar dy herë radhazi lotarinë për dy vjet
Amerikani Rolf Rhodes ka fituar 1 milion dollarë në lotarinë në Massachusetts, ndërkohë që të njëjtën lotari e kishte fituar edhe një vit më parë.
Majin e vitit të kaluar ai fitoi 650,000 dollarë të cilat zgjodhi t’i merrte në dorë menjëherë, në vend që t’i dorëzohej një çek prej 50,000 dollarësh për njëzet vjet.
Por, ende pa kaluar një vit i plotë, ai mori këtë super çmim të dytë, me të cilin nuk ka vendosur ende se çfarë do të bëjë, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, ka edhe disa raste të tjera që kanë fituar disa here lotarinë.
Në vitin 2013, James Bozeman nga Florida fitoi 3 milionë dollarë, kurse një vit më parë kishte marrë çmimin e 10 milionë dollarëve.
Në Francë, një burrë fitoi 1 milion euro kur luajti në lotarinë EuroMillions më 2016 dhe 2018. Probabiliteti për këtë, ishte 1 në 16 mijë miliardë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta













