Lajme
Kolona të gjata me shqiptarë në kufirin Serbi-Kosovë
Siç bën të ditur bashkëpunëtori i albinfo.ch, Naser Tafolli, i ndodhur edhe vetë në këtë kolonë, pritjet po zgjasin tash më shumë se pesë orë ndërsa kolonat janë të gjata mbi 5 kilometra
Në kufirin në mes të Kosovës dhe Serbisë, në pikëkalimin kufitar Merdare janë zgjatur kolonat e automobilave me emigrantë kryesisht shqiptarë, që nga shtetet perëndimore shkojnë për festat e fundvitit në Kosovë.
Siç bën të ditur bashkëpunëtori i albinfo.ch, Naser Tafolli, i ndodhur edhe vetë në këtë kolonë, pritjet po zgjasin tash më shumë se pesë orë ndërsa kolonat janë të gjata mbi 5 kilometra.
“Jemi këtu mbi pesë orë duke pritur në radhë, në anën serbe. Duket se policia kufitare e Serbisë nuk çan kokën për radhët e gjata të automjeteve në pritje me targa të Zvicrës, Austrisë, Gjermanisë etj., shumica dërmuese familje shqiptare. Kolona e automjeteve që presin për të hyrë në Serbi tashmë është e gjatë saqë nuk duket fare kufiri“, tha Naser Tafolli, i cili tashmë ka ikur nga kolona e gjatë duke kërkuar një vendkalim tjetër kufitar me Kosovën. Tafolli tha se faji qëndron edhe te pala kosovare për pritjet e gjata që po shkaktohen në pikëkalimin kufitar Merdare . “Problemi me pritjet e gjata është sfidë edhe për ministrin e ri të diasporës”, tha Tafolli. Ndërkohë ai ka kaluar shumë shpejt në pikën kufitare Dheu i Bardhë.
Pritjet e gjata të qytetarëve të Kosovës në kufirin Kosovë – Serbi ndodhin çdo vit gjatë sezonit të verës por edhe për festat e fundvitit.
Autoritetet e Kosovës vazhdimisht kishin potencuar se do të marrin masa që t’i evitojnë këto pritje.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












