Lajme
Pengohet pjesëmarrja e Kosovës në iniciativat rajonale
Sipas një hulumtimi të Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, thuhet se Kosova që kur është bërë pjesë e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, është shpresuar se vendit do t’i hapen dyert e përfaqësimit dhe qasje në nismat rajonale të sigurisë, por të gjeturat e tregojnë se progresi në këtë drejtim është i kufizuar
Marrëveshja e arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që kjo e fundit mos ta pengojë Prishtinën zyrtare në nismat rajonal, nuk është duke funksionar, sidomos në çështjet e sigurisë. Madje sipas ekspertëve dhe përfaqësuesve të institucioneve në Prishtinë, Beogradi zyrtar po vazhdon ta pengoj internacionalzimin e Kosovës.
Në një studim që ka bërë Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, thuhet se Kosova që kur është bërë pjesë e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, është shpresuar se vendit do t’i hapen dyert e përfaqësimit dhe qasje në nismat rajonale të sigurisë, por të gjeturat e tregojnë se progresi në këtë drejtim është i kufizuar.
Donika Emini, përfaqësuese e kësaj Qendre, tha se bllokimin më të madh Kosovës për të marr pjesë në nismat rajonale është duke ja bërë Serbia dhe vendet të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
“Kosova megjithatë është refuzuar në iniciativën e Evropës Juglindore për Bashkëpunim dhe në konventën e bashkëpunimit policore për Evropën Juglindore, kjo për shkak të mos arritjes së konsensusit në mes të vendeve anëtare dhe me ketë rast të një përgjigje negative nga Serbia dhe Rumania”, tha Emini, citon REL.
Ndërsa ministri në largim i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi tha se anëtarësimi i Kosovës në të gjitha nismat rajonale është shumë i rëndësishëm. Sipas tij, luftimi i krimit dhe kërcënimet e tjera kërkojnë një bashkërendim të hapur ndërmjet shteteve të rajonit dhe me gjerë.
“Bashkëpunimi në rajon apo edhe me gjerë, qoftë në marrëdhëniet bilaterale në mes të shteteve i forcon kapacitetet e shteteve veç e veç në mënyrë që sa më suksesshme ta realizojnë misionin e tyre, një siguri më të mirë për qytetarët, po ashtu edhe luftën kundër krimit”, u shpreh Rexhepi.
Ndërsa Efrem Radev, këshilltar i lartë për politikat e sigurisë në Këshillin për Bashkëpunim Rajonal, tha se anëtarësimi në nisma rajonale të sigurisë është e kushtëzuar nga dy aspekte: ai teknik dhe politik.
“Duke qenë se jeni anëtar të organizatave të caktuara dhe në anën tjetër nuk keni kapacitet, nuk keni njohuri, nuk keni përvoje apo ekspertë të mjaftueshëm, pse nuk i shfrytëzoni ato organizata dhe kapacitetet e tyre që veç ju kanë pranuar si anëtar, ose për t’i pyetur ato se si të bëhet anëtarësimi. Mendoj se Kosova, duhet të bëjë më shumë përpjekje për t’i shfrytëzuar kapacitetet e organizatave ku tashmë është anëtare”, tha Radev.
Edhe eksperti i çështjeve të sigurisë Agim Musliu, konsideron se Kosova nuk po mund të anëtarësohet në shumë organizata rajonale për shkak të heshtjeve politike.
“Pengesa kryesore është politika, e cila është e theksuar nga Serbia, Rumania dhe shtetet e tjera evropiane që nuk na kanë njohur”, tha Musliu.
Gjatë viteve të fundit kanë filluar të iniciohen një varg nismash rajonale në Evropën Juglindore, të cilat janë mbështetur kryesisht prej institucioneve të Bashkimit Evropian, shteteve anëtare të BE-së, si dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ekzistojnë rreth dyzet nisma rajonale që merren me çështje që kanë të bëjnë me bashkëpunimin policor, me sektorin e gjyqësisë, të ushtrisë, si dhe me emergjencat. Kosova është pjesë e vetëm disa prej tyre.
Ndryshe, përfaqësuesit e Kosovës dhe ata të Serbisë kanë arritur një marrëveshje nën ndërmjetësimin e BE-së, që Serbia mos ta pengoj pjesëmarrjen e Kosovës nëpër nismat dhe konferencat rajonale, por kjo nuk ka funksionar. Marrëveshja ka qenë që aty ku është Kosova të shkruhet me yll (Koosva*), por edhe kjo nuk ka pas sukses.
E-Diaspora
-
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore “28.11”, hapësirë e re për komunitetin shqiptar... -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










