Lajme
Sanksione për ata të cilët përshihen në luftërat e huaja
Një vendim të këtillë e ka përshëndetur Bashkësia Fetare e Maqedonisë
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka marrë vendim me të cilin parashihen sanksione ndaj organizatorëve të grupeve dhe atyre që inkurajojnë dhe rekrutojnë njerëz të shkojnë dhe të luftojnë në konflikte jashtë shtetit.
Një vendim të këtillë e ka përshëndetur Bashkësia Fetare e Maqedonisë.
BFI thotë se institucionet shtetërore janë vonuar shumë në këtë drejtim.
„ Kjo do të kontribuojë në vetëdjësimin e të rinjëve, të cilët ndoshta kanë pasur ndërmend që të përfshihen në luftëra të ngjashme”, thekson sekretari i përgjithsëm i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, Afrim Tahiri.
Tahiri u ka bërë thirrje edhe një herë të rinjëve që “të mos bien pre e manipulimeve”, sepse luftërat të cilat zhvillohen në Lindjen e Mesme, janë, siç thotë, “luftëra vëlla-vrasësë dhe nuk kanë të bëjnë me moralin që njeh Xhihadi”.
BFI së fundmi ka shtuar dhe apelet e saja drejtuar popullatës muslimane në Maqedoni, në veçanti të rinjve që të kenë “shumë kujdes në kuptimin e përfshirjes së tyre në luftëra të huaja, pavarësisht se në cilat vende zhvillohen ato”, thotë zoti Tahiri.
Në këtë drejtim, Afrim Tahiri, konsideron se këta të rinjë “keqpërdoren nga grupe të caktuara, përkatësisht njerëz të caktuar, përmes formave të ndryshme të komunikimit, përmes rrjeteve sociale”
Ndërkohë, ministrja e brendshme e Maqedonisë, Gordana Jankullovska, ka bërë të ditur se në Kodin Penal do të inkorporohet edhe ndëshkimi për ata që marrin pjesë personalisht në luftëra të huaja.
Ekspertë për çështje sigurie theksojnë se qyetarët nga Maqedonia, të cilët përfshihen në luftimet në Siri dhe Irak, me kthimin e tyre ne vendlindje paraqesin rezik jo vetëm për Maqedoninë, por edhe për rajonin më të gjërë.
“Këta persona, kur të kthehen në Maqedoni, paraqesin forcë serioze dhe mund të destabilizojnë vendin”, thekson Vlladimir Pivovarov, ligjërues në Fakultetin e Sigurisë në Universitetit FON të Shkupit.
Deri më tani, në opinion janë publikuar emrat e 4 shtetasve nga Maqedonia të vrarë në Siri.
Policia e Maqedonisë nuk ka të dhëna zyrtare se sa qytetarë nga Maqedonia marrin pjesë ose kanë qenë luftëtarë në në Lindjen e Mesme.
/rel/
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja














