Lajme
Të arrestuarit ishin luftëtarë në Siri
Blerim Isufaj, prokuror special ka thënë vetëm për tre nga të arrestuarit, ende nuk është vërtetuar nëse kanë qenë pjesë e luftës në Siti, ndërsa të tjerë janë ish-luftëtarë.
Prokuroria e Shtetit posedon dëshmi të bollshme që tregojnë se të gjithë të arrestuarit e sotëm, kanë qenë të përfshirë në luftën qytetare në Siri. Ndërsa Blerim Isufaj, prokuror special ka thënë vetëm për tre nga të arrestuarit, ende nuk është e konfirmuar nëse kanë marrë pjesë ose jo në luftën qytetare atje.
“Vetë, për dy ose tre ende nuk është konfirmuar nëse kanë marrë pjesë ose jo në luftë në Siri, për ndryshe tjerët kanë qenë në Siri. Këta dyshohen po ashtu që kanë bërë thirrje për të shkuar në Siri dhe Irak”, ka thënë Isufaj në një konferencë për media, duke arsyetuar arrestimin e 40 xhihadistëve.
Sipas tij operacioni do të vazhdoj, ndërsa hetimi thotë se ka filluar qe një kohë të gjatë.
Ndryshe, këtij operacioni policor i kanë dhënë mbështetje të gjitha institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe Kryesinë e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës. Ndërsa të vetmit që janë deklaruar kundër kanë qa Forumi i të Rinjve Muslimanë.
Ndërsa nëpërmjet një komunikate për media, Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, që njohen si Quint, e kanë mirëpritur aksionin e fundit të Policisë së Kosovës në kapjen e të dyshuarve për terrorizëm.
Quinti kërkon vigjilencë të vazhdueshme ndaj kërcënimit nga ekstremizmi i dhunshëm.
“Lufta kundër përhapjes së ideologjive ekstremiste kërkon angazhimin e të gjitha segmenteve të shoqërisë së Kosovës, si dhe bashkëpunim të fuqishëm ndërkombëtar. Ne jemi të përkushtuar të punojmë me autoritetet e Kosovës gjersa ato i ushtrojnë përgjegjësitë e tyre për të garantuar sigurinë publike brenda sundimit të ligjit”, thuhet bnë kumtesën e përbashkët.
Këto ambasada apelojnë te të gjitha institucionet relevante të Kosovës që të zgjerojnë mjetet ligjore në dispozicion në mënyrë që të luftohen sfidat e tilla të sigurisë.
Ndërsa Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, aksionin e sotëm të organeve të shtetit e përkrah dhe e përshëndet si masë të nevojshme për ruajtjen dhe sigurinë e vendit. “endi ynë dhe besimtarët tanë, në asnjë mënyrë e në asnjë rrethanë nuk duhet që të jenë pjesë e grupeve ilegale që me aktivitetin e tyre rrezikojnë jetën e të rinjve tanë dhe kërcënojnë sigurinë e vendit”, thuhet në reagimin e BIK-ut.
Bashkësia Islame e Kosovës kërkon nga organet kompetente që të ndërmarrin të gjitha masat e duhura ndaj kujtdo qoftë që rrezikon sigurinë e qytetarëve dhe rendin kushtetues të vendit. BIK po ashtu edhe me këtë rast shprehet kundër atyre që përkrahin e promovojnë gjuhë të urrejtës, interpretim të ngushtë të mësimeve fetare dhe politizimit të fesë.
“Stabiliteti i vendit, siguria e qytetarëve dhe jeta e të rinjve tanë është përgjegjësi e institucioneve të vendit, e të cilat duhet mbështetur e përkrahur pa hezitim nga të gjitha strukturat e shoqërisë”, thuhet në reagimin e BIK-ut, i cili gjithashtu ftojmë qytetarët që të përkrahin organet e shtetit dhe të mos bien pre e individëve që manipulojnë fenë.
Bashkësia Islame e Kosovës, edhe njëherë fton besimtarët e në veçanti të rinjtë tanë, që të mos bien pre e grupeve të ndryshme që thirren në emër të të ashtuquajturit xhihad e njëfarë Halifati. “BIK mbetet e përkushtuar në promovimin e vlerave islame që na urdhërojnë në paqe, në tolerancë e në mirëkuptim, larg urrejtjes, mos durimit e ekstremizmit”, thuhet në fund të qëndrimit të BIK-ut.
Ndërsa Forumi i të Rinjve Myslimanë dënon arrestimet politike të myslimanëve me urdhër, siç thuhet të “ambasadave kristjane në Kosovë”.
“Arrestimet e muslimanëve që po bëhen sot në Kosovë, me justifikimin se disa kosovarë kanë shkuar për të luftuar në Irak dhe Siri, janë absurde dhe qesharake. FRM është shumë e shqetësuar që në mesin e të arrestuarve është edhe nën-kryetari i Lëvizjes Islame Bashkohu, Fatos Rexhepi”, thuhet në reagimin e FRm,-së.
FRM thotë se fajin për shkuarjen e qytetarëve të Kosovës në Siri e ka klasa politike dhe ambasadat Perëndimore të cilat një vit më parë, siç thuhet, “i indoktrinuan qytetarët tanë që të shkojnë në Siri dhe luftojnë kundër regjimit të Bashar al-Asadit”.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











