Lajme
Diaspora promovon botën e saj letrare
Në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë u promovuan tetë vepra të krijuesve nga diaspora. Në mesin e veprave ishte edhe“Shqiptaret në Zvicër – 1001 pamje” nga Rexhep Rifati
Krijuesit shqiptarë nga Diaspora i kanë promovuar të mërkurën në Prishtinë tetë veprat e tyre të botuara në mërgim. Veprat u promovuan në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ndërsa ky aktivitete kulturor u mbajt në kuadër të “Ditëve të Diasporës” nën patronatin e Ministrisë së Diasporës.
Librat që janë promovuar sot ishin:: “Forca e fatit dhe dashurisë”; “Andrra e Lumturueme” vepra këto nga autori Ragip Dragusha; “Gjarpërinjtë e Zinj dhe atje…” nga Mustafë Krasniqi; “Iliricum” nga Lidhja e Shkrimtarëve nga Austria “Aleksandër Moisiu” ; “Shqiptaret në Zvicër – 1001 pamje” nga Rexhep Rifati; “Ishulli” nga Frank Tanushi; “Lojë thikash” nga Mustafë Krasniqi.
Shkrimtarët e diasporës kanë pasur kohë deri më 25 korrik që të aplikojnë për promovimin e veprave të tyre.
Hazir Mehmeti është zëvendëskryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve nga Diaspora. Ai falënderoi të gjithë pjesëmarrësit dhe uroi që të vazhdojnë me krijimtari edhe në vazhdimësi.
“Ju përshëndes të gjithëve në emër të komisionit. Shpresoj që të kalojmë një ditë të bukur edhe pse e di që kjo kërkon energji dhe lodhje, mirëpo finalizimi është ai që do të na gëzojë në fund”, tha Mehmeti.
Ndërsa përfaqësuesi nga Ministria e Diasporës, Shani Hamitaga kërkoi nga krijuesit e diasporës që të mos e lënë të qetë Ministrinë që ai e përfaqëson, por të kërkojnë vazhdimisht mbështetje financiare dhe morale.
“Ju krijues të nderuar nga diaspora, që ditët të na sensibilizoni në çdo moment edhe atëherë kur të tjerët heshtën, ju nuk heshtët. Shfrytëzoj nga rasti që të kërkoj nga ju që të mos na lejoni të qetë sepse ne duam që ju të kërkoni nga ne mbështetje, me projektet e juaja, që ne të ju ndihmojmë juve e ju ta ndihmoni letërsinë tonë”, tha në fund Hamitaga.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












