Shëndetësi
Disa këshilla para se të laheni nëpër pishina
Në këto ditë të nxehta të gjithë ëndërrojmë plazhin, por jo të gjithë kanë mundësi të shkojnë në bregdet. Prandaj zgjidhje për shumë njerëz janë pishinat. Përpara se të shkoni të laheni në pishina, duhet të lexoni disa këshilla se si të kujdeseni, shkruan ATSH.
Sipas specialistëve, sëmundjet më të zakonshme që vijnë nga larja në pishina janë infeksionet e veshit dhe infeksionet e lëkurës. Kjo ndodh për shkak të pranisë së mikroorganizmave të padukshme që ndodhen në ujë.
– Mos u lani kurrë në pishinë, kur keni një plagë të hapur, sepse ndotet uji.
– Mos u lani në pishina kur keni temperaturë apo dhimbje fyti, qoftë edhe e thjeshtë. Këto raste, sipas specialistëve përbëjnë kushtet ideale të rritjes së stafilokokut. Për të reduktuar deri në minimum rrezikun e infeksioneve, bëni një dush para larjes në pishinë. Ndoshta nuk e dinit, por eliminon 80% të florës bakteriale tranzitore që kemi thithur pa e ditur as ne.
Klori që përdoret në pishina nuk mjafton për të siguruar higjienën totale. Dezifektuesit me bazë klorin formojnë kompozime organo-klorikale, të cilat nëse thithen në sasi të madhe nga personat që notojnë, mund të shkaktojnë ekzema dhe skuqje të lëkurës.
E-Diaspora
-
Kosova zgjedh filmin “Dua” për garën e Oscarëve, shkruan histori me dy filma në edicionin e 99-të Filmi i Blerta Bashollit do ta përfaqësojë Kosovën në kategorinë “International Feature Film”, ndërsa “Shame and... -
Shqiptari që mahniti Bayernin, Arijon shkëlqen me dy gola e tri asistime -
Eni Ademi, shqiptarja që shkëlqeu me piano në Spanjë -
Shqiptarja ndër inxhinierët më të mira të reja në kompanin Microsoft -
Sot varroset 19-vjeçari nga Vitia që humbi jetën në aksident në Itali
Jeta në Austri
-
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore Fillimi i vitit shkollor është një barrë e madhe financiare për shumë familje. Që nga viti... -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor














