Lajme
“Shtegtarët” e Gjilanit u nisën për Bruksel
Jahi Mustafa, pjesë e këtij grupi, tha për ”Albinfo.Ch” se hapat e parë drejt Brukselit po i bëjnë të sigurt dhe “karvani” po ecë pa shqetësim, pa lodhje dhe me shumë motiv
Shtegtarët e lirë u nisën sot nga qendra e Gjilanit për në Bruksel për të çuar në kryeqendrën e Bashkimit Evropian shqetësimin e 1.7 milionë banorëve të Kosovës për liberalizim të vizave. Në nisjen e tyre mori pjesë edhe kryetari i Gjilanit, Luftfi Haziri dhe përfaqësues nga institucionet në Prishtinë.
Këta shtegtarë që kanë planifikuar të ecin 78 ditë në këmbë deri në Bruksel, kanë bërë një betim, që vetëm vdekja dhe paraliza mund t’i ndalë nga rrugëtimi. Ideja e tyre është që t’i bëjnë 5 milionë hapa për 1 hap.
Jahi Mustafa, pjesë e kësaj aventure tha për ”albinfo.ch” se hapat e parë drejt Brukselit po i bëjnë të sigurt dhe nga Gjilani përtej Bresalcit, karvani po ecë pa shqetësim, pa lodhje dhe me shumë motiv. Ai tha se çdo qytetarë që po kalon në magjistralen Prishtinë-Gjilan po i përshëndetë.
Ai tha se në nisjen e tyre ka pasur mjaft qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve që u kanë dhënë mbështetje për rrugëtimin deri në Bruksel. Gjatë rrugë ai tha se ka takuar edhe shefin e diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj i cili ishte nisë me vonesë për të marrë pjesë në nisjen e shtegtarëve.
“ Ai thjeshtë bëri një selfie me ne, dhe na garantoi se ministrinë do ta keni mbrapa deri në Bruksel”, deklaroi Mustafa, sipas të cilit në këtë rrugëtim janë edhe Ekrem Avdiu, Nazim Ajdini, Xhevdet Shabani dhe Liridon Basha.
Ekrem Avdija është udhëheqës i këtij grupi. Ai disa ditë më parë tha për Albinfo.ch, se ky rrugëtim në këmbë nga Gjilani deri në Bruksel do të jetë i gjatë 2557 kilometra.
Sipas Avdisë , nisja e shtegtarëve do të jetë nga Gjilani për të vazhduar në Prishtinë e më pas Pejë. Nëpërmjet pikëkalimit Kullë, sipas tij, grupi kalon në Mal të Zi ndërsa rrugëtimin do ta vazhdojë nëpër Kroaci, Slloveni, Austri, Gjermani dhe në fund në Belgjikë.
Me rastin e nisjes, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se kjo rrugë dhe ky mision vullnetarë i “Shtegtarëve të Lirë” është mesazh i lëvizjes së lirë të Kosovës, sepse edhe ne jemi Evropë.
“Këta kanë vendosur që sot të nisen dhe të bëjnë 5 milion hapa të vegjël për një hap të madh. Një rrugë që prej këtu do të përfundon Bruksel, një udhëtim 78 ditor i cili nuk do të jetë i lehtë. Simbolika ka qëllimin e madh që ta përçojnë kërkesën e kosovarëve për lëvizje të lirë, për mundësi të lirë dhe mundësi të barabartë me të gjithë popujt e Evropës”, tha Lutfi Haziri.
Ndryshe, dy javë më parë, ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar përfaqësuesit e këtij grupi, të cilëve u ka premtuar mbështetjen e Ministrisë dhe të ambasadave të Kosovës të cilat do të kujdesen rregullisht për kushtet dhe trajtimin e tyre nëpër 78 ditë dhe për mbi 2,500 kilometra rrugëtim.
Pesë burrat që njihen si “Shtegtarët e lirë” kanë përvojë për rrugëtime të gjata në këmbë. Me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë ky grup kishte rrugëtuar në këmbë, për 18 ditë me radhë, në relacionin Gjilan – Vlorë, për të përçuar mesazhin e unitetit mbarëshqiptarë. Tani ata po e bëjnë sfidë të re, me moton “5 milionë hapa për 1 hap”.
E-Diaspora
-
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë Edicioni i pestë i festivalit të filmit “Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur të... -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











