Lajme
700 mijë kosovarë jashtë vendit: supozim apo numër i saktë?
Sipas ASK, numri i popullsisë së Kosovës, të emigruar dhe asaj me prejardhje nga Kosova gjatë periudhës 1969 – 2011, është vlerësuar të jetë 703.978 banorë
Ditë më parë Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar se jashtë Kosovës jetojnë rreth 700 mijë kosovarë. Një shifër e tillë merret me rezervë nga ekspertët
Sipas njohësve të regjistrimit të popullsisë ky numër nuk mund të jetë i saktë – ata mendojnë se është shumë më i lartë.
Agjencia e Statistikave, bazuar në shumë burime të të dhënave, konstaton se numri i të emigruarve nga Kosova nga viti 1969 – 2011 ishte 550 mijë banorë.
Sipas variantit të mesëm të parashikimit të popullsisë, numri i fëmijëve të lindur jashtë Kosovës po në këtë periudhë ishte 153, 978.
Në bazë të dy të dhënave të fundit, numri i popullsisë së Kosovës, të emigruar dhe asaj me prejardhje nga Kosova gjatë periudhës 1969 – 2011, është vlerësuar të jetë 703.978 banorë, shkruan radio Evropa e Lirë.
Deri te këto të dhëna, zyrtarë të Agjencisë së Statistikave të Kosovës thonë të kenë ardhur nga procesi i regjistrimit të popullsisë i bërë në vitin 2011.
Shefi i Divizionit të Popullsisë në ASK, Avni Kastrati, për Radion Evropa e Lirë jep më shumë hollësi deri tek ardhja e kësaj të dhëne, e cila po kontestohet:
“Gjatë regjistrimit të popullsisë, është aplikuar një formular shtesë, ku janë pyetur familjet për numrin e anëtarëve të tyre të afërt që janë jashtë Kosovës dhe nga të dhënat që i kemi marrë nga terreni, janë 380 mijë banorë kosovarë që kanë lindur në Kosovë, por që kanë shkuar jashtë vendit”.
“Në kuadër të kësaj kemi shtuar edhe një numër që nuk kanë pasur të afërt këtu në Kosovë, pasi që kanë emigruar familje e tëra dhe kemi bërë një kalkulim të numrit të përafërt të atyre që kanë shkuar dhe nuk kanë mundur të japin të dhëna, njëkohësisht edhe minoritete të ndryshme dhe ka dalë që numri total është 550 mijë banorë që kanë lindur në Kosovë dhe kanë dalë jashtë vendit”.
Kastrati shton se numrit prej 550 mijë banorësh i kanë shtuar një shifër të supozuar prej rreth 150 mijë të fëmijëve të lindur jashtë vendit dhe si përfundim kanë ardhur në atë se numri i qytetarëve të Kosovës, të cilët gjenden jashtë vendit, është mbi 700 mijë.
Të gjitha këto të dhëna të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për ish- ministren e Shërbimeve Publike, Meliahte Tërmkolli, vlerësohen të pabaza dhe joprofesionale.
“Ky është një blof i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, për faktin se kanë bërë gabime të shumta gjatë procesit të regjistrimit të popullsisë. Dihet shumë mirë që në atë proces është dashur të regjistrohen edhe qytetarët tanë që janë jashtë dhe në atë proces këta nuk e kanë kryer këtë detyrë dhe tani dalin me këto të dhëna për të mbuluar një mangësi të madhe, të cilën e kanë shkaktuar gjatë procesit të regjistrimit të popullsisë dhe për të krijuar një përshtypje sikur kanë bërë diçka në atë proces”, konsideron Tërmkolli.
Të dhënat e bëra në këtë mënyrë joprofesionale, shton Tërmkoli, nga ana e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, si mekanizmi i vetëm institucional që merret me grumbullimin, përpunimin dhe publikimin e të dhënave zyrtare statistikore, përbëjnë një dëm të madh që po i bëhet vendit.
“Dëmet janë të mëdha, dëmet do të jenë të mëdha edhe nga të dhënat që kanë dalin nga regjistrimi i popullsisë pasi që nuk po përkojnë me të vërtetën”, thotë Tërmkolli.
Ministria e Diasporës ende nuk ka të dhëna rreth numrit të saktë të qytetarëve të Kosovës që gjenden jashtë vendit.
Sa i përket të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës zyrtarë të kësaj ministrie nuk dëshirojnë t’i komentojnë, megjithatë ata thonë se në fund të vitit do t’i kenë të dhënat preliminare.
Lorik Pustina, drejtor i Departamentit për komunikim publik në Ministrinë e Diasporës, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, tregon se nga janari i këtij viti kanë filluar të bëjnë regjistrimin e qytetarëve të Kosovës, të cilët gjenden jashtë vendit dhe se pjesëmarrja në regjistrim është e lartë.
“Deri më tani procesi është duke shkuar shumë mirë. Kemi një përgjigje masive të pjesëtarëve të diasporës, të cilët po regjistrohen në këtë proces dhe me shifrën preliminare do të dalim diku rreth fundit të vit. Tani fatkeqësisht nuk mund të japim një shifër ekzakte se sa pjesëtarë të qytetarëve të Kosovës jetojnë në vendet perëndimore, por kjo do të bëhet publike sapo të kemi të dhënat”, bën të ditur Pustina.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 Talenti me prejardhje nga Kosova fiton besimin e klubit bavarez dhe pritet të jetë pjesë e... -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve









