Lajme
Shqiptarët përkujtojnë 15-vjetorin e eksodit ’99
Dy qeveritë, e Kosovës dhe e Shqipërisë u bashkuan në Kukës për të përkujtuar eksodin e vitit 1999, kur drejt Shqipërisë u dëbuan dhunshëm qindra mijë kosovarë
Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë janë bashkuar të mërkurën në Kukës për të përkujtuar 15-vjetorin e njërës nga ngjarjet më të tmerrshme të fundshekullit, “Eksodin e vitit 1999”, kur qindra mijëra shqiptarë të Kosovës u depërtuan dhunshëm për në Shqipëri, nga forcat serbe të diktatorit Sllobodan Millosheviq.
Në këtë përvjetor morën pjesë edhe përfaqësuesit e shqiptarëve nga Maqedonia, Lugina e Preshevës dhe nga Mali i Zi. Ndërsa mijëra qytetarë që përjetuar ekziston 99 po ashtu qëndruan në Kukës për të përkujtuar njërën nga ngjarjet më të rënda që ndodhi në luftën e Kosovës.
Gjatë fjalës së tij në konferencën me titull: “Nga eksodi te partneriteti strategjik”, ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj theksoi se takimi i sotëm flet për vetëdijen historike të shqiptarëve.
“Është mënyra më e mirë për të treguar se sa rrugë të gjatë, të dhimbshme dhe sa sakrifica kemi bërë për të arritur aspiratën tonë për të qenë të lirë dhe të pavarur. Kjo flet edhe për atë se si popujt e vegjël me një vetëbesim të krijuar në histori mund ta formësojnë të ardhmen e tyre”, tha Hoxhaj.
Sipas ministrit Hoxhaj, për Republikën e Kosovës Shqipëria është partneri i saj më i natyrshëm, ndërsa për Shqipërinë Kosova do duhet të jetë partneri më strategjik i saj
Ndërsa ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati tha se eksodi i vitit 1999 ishte më i madhi në Evropë. Shqiptarët, sipas tij, u detyruan të linin shtëpitë nga dhuna dhe gjenocidi serb.
“Ne jemi sot këtu së bashku për të konfirmuar vlerat tona evropiane, për të shprehur mirënjohjen për SHBA-të, NATO-n dhe BE që falë ndërhyrjeve të sinkronizuara ndalen dhunën dhe gjenocidin serb. Pas 15 vitesh arritëm të jetësonim vullnetin e shumë brezave për ti dhënë udhë projekteve të përbashkëta”, tha Bushati në nisje.
Ministri tha se dy qeveritë shqiptare mund të flasin me vepra konkrete, duke veçuar këtu projektin energjetik të interkonjeksionit, përveç energjisë është edhe nxitja për lehtësimin e tregtisë.
Bushati u shpreh më tej se, bashkëpunimi gjithëpërfshirës i rajonit është kusht për integrimin e tij familjen e BE. “Së bashku mund ta kapërcejmë këto sfida”, tha ai.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi shprehu mirënjohje për homologun Edi Rama dhe autoritetet shqiptare që mundësuan përkujtimin në Kukës të 15-vjetorit të eksodit kosovar. Ai theksoi se ky përvjetor është dita për të theksuar me më tepër forcë bindjen se lufta e shqiptarëve të Kosovës ishte e drejtë dhe legjitime.
“Politikat gjenocidale ndaj popullit tonë ishin krime kundër mbarë njerëzimit. Kjo është arsyeja pse e gjithë bota na ka mbështetur. Në këtë ditë ne ritheksojmë qartë me bindje se lufta jonë ishte e drejtë dhe legjitime dhe askush nuk mund ta njollosë. Sot i jam mirënjohës kryeministrit Rama që ka bërë të mundur që kjo ditë të përkujtohet ashtu siç e meriton”, deklaroi Thaçi.
Kryeministri i Kosovës falënderoi edhe ish-kryeministrin shqiptar në vitin 1999, Pandeli Majko, duke theksuar se “pa prapavijën e shtetit shqiptar nuk mund të qëndronim në ballë të luftës”.
Edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përkujtoi ekzotik 1999 si ngjarjen më tragjike ë fundshekullit, por edhe kohën kur filloi të thuhet kufiri ndërmjet dy shteteve. “Në një hapësirë shqiptare dhe evropiane e tej kufijve të cilën e përjetojmë edhe sot në Kukës, në fakt kjo ishte dita që e bashkoi përgjithmonë Shqipërinë dhe Kosovën”, tha ai.
Përveç dy ministrave të jashtëm, në konferencën e përbashkët ishin të pranishëm edhe kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa, kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi dhe kryetari i Ulqinit, Fatmir Gjeka. Të tre këta e konsideruan të tmerrshme atë që ka përjetuar populli i Kosovës në pranverën e viti 1999.
Ndryshe, 15 vjet më parë, forcat serbe të Millosheviqit i nxorën nga shtëpitë e tyre më shumë se 1 milionë qytetarë të Kosovës dhe i deportuan më drejtim të Shqipërisë dhe Maqedonisë. Disa nga këta shqiptarë u vendosën nëpër kame të të dyja shteteve, ndërsa disa u shpërndanë nëpër të gjitha shtetet e botës.
Gjatë kësaj periudhë, u vranë më shumë se 11 mijë civilë, prej tyre shumica gra, fëmijë dhe pleq, ndërsa rreth 4 mijë u zhdukën. Në pranverën e vitit 1999, forcat serbe ia vunë zjarrin rreth 190 mijë shtëpive.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










