Lajme
Shqipëri, lirohen rreth 900 të burgosur
Ligji për Amnisti nisë të zbatohet nga disa e sotme, ndërsa rreth 900 të burgosur do t’i lirojnë qelitë
Ligji për Amnisti i nënshkruar nga presidenti Bujar Nishani, ka hyrë sot në fuqi, ndërsa pritet të lirohen nga burgjet shqiptare rreth 900 të burgosur e të paraburgosur. Në mesin e të liruarve do të jenë 35 gra të dënuara, ndërsa ulje dënimi përfitojnë të gjithë të dënuarit në sistemin e ekzekutimit të vendimeve penale.
“Përfitimi nga ky ligj është tërësor ose i pjesshëm. Nga zbatimi i tij është përllogaritur se fitojnë lirimin e menjëhershëm rreth 900 të dënuar dhe të paraburgosur. Ndërsa ulje dënimi përfitojnë të gjithë të dënuarit në sistemin e ekzekutimit të vendimeve penale”, tha Ersejla Murati, zëdhënëse e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Nga Ligji për Amnisti përfitojnë personat e dënuar me burgim deri në 2 vjet, për dënime të dhëna deri në datën 30 nëntor 2013, pavarësisht kohës së mbetur nga dënimi. Do të përfitojnë personat e dënuar me gjobë, për pjesën e pashlyer të saj, pavarësisht masës së gjobës.
Po ashtu nga ligji përfitojnë edhe personat e dënuar me burgim, të cilëve, në datën 30 nëntor 2013, u kanë mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 3 vjet; të dënuarat femra, që në datën 30 nëntor 2013 janë baras ose mbi moshën 55 vjeç.
“Të dënuarit meshkuj, që në datën 30 nëntor 2013 janë baras ose mbi moshën 60 vjeç; të dënuarit me burgim, të cilët, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baras ose nën moshën 18 vjeç. Etj”, precizoj ligji, duke i anashkaluar kryesisht ata që janë dënuar përvarje të rëndë.
Përzgjedhja e kategorisë së personave që përfitojnë amnisti, siç raporton “Shekulli” është bërë, duke u bazuar në: lloji dhe masa e dënimit; koha e mbetur e dënimit; mosha aktuale e personit të dënuar; mosha e personit të dënuar në kohën e kryerjes së veprës penale dhe në thelb mbetet rrezikshmëria e ulët e personit apo veprës penale.
Ndryshe, sipas statistikave marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në Shqipëri janë afër 20 burgje dhe qendra korrektuese, me numrin më të madh të të burgosurve, 3142. Prej tyre 143 janë me burgim të përjetshëm. Ndërsa në paraburgim, sipas statistikave, janë 2442 persona prej tyre 465 për drogë.
E-Diaspora
-
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë Edicioni i pestë i festivalit të filmit “Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur të... -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











