Kuriozitete
Diamanti i rrallë shitet për 11 milionë dollarë
Një diamant i rrallë prej 88 karatësh është shitur te një koleksionues anonim nga Japonia për 11 milionë dollarë. Shtëpia e ankandeve e Azisë “Sotheby’s” njoftoi se diamanti është shitur për 13.8 milionë dollarë, përfshirë taksat.
“Zakonisht, nuk i fshehim emrat e blerësve tanë, por këtë na e ka kërkuar blerësi që është koleksionues nga Japonia, përcjell albinfo.ch.
Diamanti do ta mbajë emrin e vajzës së pronarit, thotë Pati Wong, shefe e shtëpisë së ankandeve. Diamanti në formë ovale ishte zbuluar në një minierë në Botswana, shtet afrikan që siguron gati 40 për qind të tregut të diamanteve.
“Diamanti 88.22 karatësh është i përkryer në secilin kënd”, shpjegon Yvonne Chu nga shtëpia e ankandeve. Beteja e ofertave zgjati 10 minuta.
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut Pas 16 studentëve të mbështetur vitin e kaluar, këtë vit numri i përfituesve nga Fondacioni "Bajrije... -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë -
Ansambli “Trojet” organizon mbrëmje festive për 28 Nëntorin në Winterthur -
“DUA” në Zurich Film Festival, filmi i Blerta Bashollit në garën ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje











