Lajme
350.000 franga për targat “ZH 100” dhe beteja ende nuk ka përfunduar
“ZH 100” është targa më e shtrenjtë deeri më sot në Zvicër. Rekordi i mëparshëm ishte 233,000 CHF
Beteja për të pasur targën mëe numrin më të ulët deri më tani në kantonin e Cyrihut është në rritje: tifozët e makinave kanë mundur të dorëzojnë ofertat për targën “ZH 100” që nga ora 7 e mëngjesit të së enjtes, transmeton albinfo.ch. Zyra e trafikut rrugor të qytetit të Cyrihut tashmë kishte llogaritur paraprakisht se për targën do të ofroheshin mbi 100 mijë franga.
Çmimi fillestar ishte 4000 franga.
Ndërkaq, pritshmëritë prej kohësh janë tejkaluar. Mbrëmjen e së premtes (deri në orën 19:15), kishin arritur 636 oferta për targën “ZH 100”, shkruan 20minuten.ch. Oferta më e lartë ishte 350,000 franga ndërkohë që gara e ofertave vazhdonte ende. Rekordi i mëparshëm prej 233 mijë frangash për “ZG 10” (në Zug) nga viti 2018 është tashmë histori.
Kantoni i Cyrihut ka nisur të nxjerrë në ankand targa të automjeteve që nga viti 1995. Numrat treshifrorë janë gjithashtu të disponueshëm që nga viti 2017, përcjell albinfo.ch. Targat me numrat ë të vegjël të Cyrihut deri më sot, “ZH 499”, janë nxjerrë në ankand në vitin 2020 për 52,000 CHF. Në kantonin e Cyrihut, më së shumti para janë paguar për targën “ZH 888”. Kjo ka ndodhur në qershor të këtij viti për 194,000 franga.
Ankandi vazhdon deri të mërkurën e javës së ardhshme, më 9 nëntor
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë Një shqiponjë në qafë nuk e bën dikë më pak të integruar. Ashtu si një gol... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit
Jeta në Austri
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet














