Kuriozitete
Një “eksperiment social”, i kushtoi me dorëheqje

Një deputet slloven u detyrua të japë dorëheqjen pasi tregoi se kishte ikur pa paguar sanduiçin, një veprim që nuk u pa aspak me sy të mirë nga shumica e qendrës së majtë, ku ai vetë është pjesë e saj.
Darij Krajçiç, 54 vjeç, e kishte përmendur këtë vjedhje të martën para kamerave në vazhdën e një debati në Parlament për mishin e infektuar polak, për të ilustruar faktin që asnjë sistem kontrolli nuk është i pagabueshëm.
Ai tregoi se ishte larguar pa paguar, pasi kishte pritur për gati tre minuta në kasë, ndërkohë që tre punonjës bënin thashetheme pa u shqetësuar aspak për të, duke e sjellë si një provë bindëse për të theksuar se kamerat e sigurisë nuk e kishin penguar aspak të kryente vjedhjen, shkruan ATSH, përcjell albinfo.ch.
Krajcic, një ekspert në fushën e pyjeve, pranoi se kishte vepruar si pedagog dhe si zyrtar i lartë. Ai kishte dashur të bëntë “një eksperiment social” dhe se ishte rikthyer në dyqan në po të njëjtën ditë për të paguar faturën.
E-Diaspora
-
Shkencëtari Ardian Jusufi zbulon se një lloj i “ketrave fluturues” mund të përdoren në robotikë Gjetjet e ekipit të drejtuar nga Prof. Dr. Ardian Jusufi një ditë mund të mundësojnë prodhimin...
-
Mësojmë Shqip në Diasporë me “Metodë praktike për mësimin e gjuhës shqipe”
-
Mbi pozitën e gruas shqiptare, dhunën në familje dhe diversitetin
-
Artisti Sislej Xhafa, sjell ekspozitë të veçantë në Alpet e Zvicrës
-
Gjermani: Shoqatat shqiptare prezantojnë kulturën dhe traditat
Jeta në Austri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave Blerja e një shtëpie mbetet e papërballueshme për shumë familje. Sipas llogaritjeve të publikuara të mërkurën...
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz