Shqipëria
Deputeti i opozitës e sulmon me vezë Ramën në Kuvend
Me t’u kthyer në Kuvend opozita në Shqipëri ka nisur sulmet ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Në seancën e sotme deputeti i Partisë Demokratike, Endri Hasa, tentoi të godiste me vezë kryeministrin derisa i po mbante fjalimin në Kuvend, përcjell albinfo.ch.
Ndërhyrja e Gardës së Kuvendit ka shmangur përplasjen fizike. Deputeti Endri Hasa është përjashtuar menjëherë nga Parlamenti. Rama fjalimin e tij e nisi me ironi për liderin e opozitës Lulzim Basha, për të cilin tha se 40 minutat e tij që i ia kanë dhënë për të folur do t’ia falë atij.
“Sot më shumë se asnjëherë askush më kollaj se vetë Lulzimi nuk mund t’u tregojë shqiptarëve pse zgjidhja e tyre e vetme është dhe do të jetë kjo shumicë qeverisëse”, tha Rama.
Ndërsa kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte i ashpër gjatë fjalës së tij. “Jeni të poshtër si dreqi dhe bëni budallenjtë si gomari. Jeni një tufë banditësh. Ne jemi këtu vetëm për studentët”, theksoi Basha. Ai tha se janë kthyer në Kuvend vetëm për çështjen e studentëve.
E-Diaspora
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh
Jeta në Austri
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së











