Kosova
Në prag të aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-së, shtohet prania policore në Hagë
Forca të shtuara policore janë parë pranë selisë së Dhomave të Specializuara të Kosovës, në orët para shpalljes së aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Në orët para shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është shtuar prania dhe mobilizimi i forcave policore pranë selisë së Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, transmeton albinfo.ch.
Fotografitë e realizuara në vendngjarje tregojnë një prani më të madhe të policisë në zonën përreth gjykatës, ku sot pritet të shpallet vendimi.
Aktgjykimi nis në orën 10:00
Shpallja e aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është caktuar për sot, më 16 shtator, në orën 10:00, në një seancë publike.
Sipas njoftimit të Dhomave të Specializuara, seanca është planifikuar të zgjasë deri në orën 12:00.
Procesi gjyqësor ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së nisi në prill të vitit 2023, ndërsa deklaratat përmbyllëse u mbajtën në shkurt të vitit 2026.
Ata përballen me akuza për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, të cilat lidhen me periudhën e luftës në Kosovë, gjatë viteve 1998–1999.
Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi janë deklaruar të pafajshëm ndaj të gjitha akuzave./Albinfo.ch

E-Diaspora
-
Dy kushërinj shqiptarë dënohen në Lucern për trafik droge dhe pastrim parash Njëri u dënua me tre vjet burgim, nga të cilat 18 muaj do t’i vuajë, ndërsa... -
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë -
“15 vjet albinfo.ch”, motoja e numrit më të ri të magazinës albinfo.ch -
Zvicër
Pronari shqiptar përballet me grabitësin në piceri në Zvicër: Ia mora thikën që të mos e vriste vajzën -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare
Jeta në Austri
-
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim të drogës gjatë një operacioni pranë... -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare -
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri”












