E-Diaspora
Mbrëmje e paharrueshme artistike me Shkëlzen Dolin e Flaka Gorancin
Nën tingujt e violinistit të mirënjohur Shkëlzen Dolit dhe mezosopranos Flaka Gorancit, në Vjenë të Austrisë filloi kremtimi i 25 vjetorit të themelimit të Misionit Katolik Shqiptarë në Austri
Një mbrëmje mbresëlënëse artistike është mbajtur të premten në kishën katolike shqiptare para komunitetit shqiptarë dhe austriak në Vjenë të Austrisë.
Nën tingujt e violinistit të mirënjohur Shkëlzen Dolit dhe mezosopranos Flaka Gorancit, në Vjenë të Austrisë filloi kremtimi i 25 vjetorit të themelimit të Misionit Katolik Shqiptarë në Austri.
Dy artistët tanë të udhëhequr nga dirigjenti Michael Maciaszczyk dhe orkestra e Dhomës (Das Österreichische Kammerorcheste) për rreth dy orë para publiku shqiptar dhe austriak, dhuruan një koncert të paharrueshëm të muzikës klasike duke interpretuar vepra të njohura të kompozitorëve me famë botërore e deri të veprat e pavdekshme shqiptare si: Baresha e kompozime tjera shqiptare.
Të pranishëm ishin: Zëvendësministri i Punëve të Jashtme në qeverinë e Kosovës, Anton Berishaj, Ambasadori i Shqipërisë, Roland Bimo, ai i Kosovës, Sami Ukelli, ipeshkvi i Kosovës, imzot Dodë Gjergji, krerë të kishës katolike në Austri, si dhe miq dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme austriake dhe shqiptare.
Ky jubile do të zgjasë tre ditë dhe është organizuar nga famullitari i kishës katolike shqiptare në Austri, Don Nikson Shabani në bashkëpunim me Këshillin Koordinues të Shoqatave Shqiptare në Austri.
“Misioni është themeluar në vitin 1993. Komuniteti shqiptarë katolikë numëron mbi 1300 familje me mbi 6 mijë besimtarë”, theksoi Don Niksoni para të pranishmeve, njofton “albinfo.ch”.
Meshtari, don Nikson Shabani tregoi se ai është gjithmonë pranë komunitetit katolik në qendrat më të rëndësishme në Austri e deri në Pragë e Bratislavë me aktivitete fetare dhe kulturore.
“Kemi gjithmonë besimtarë të mirë dhe të devotshëm. Pjesa më e madhe e të rinjve të komunitetit tonë punojnë dhe veprojnë në të gjitha sferat e shoqërisë. Janë mirë të integruar dhe japin kontributin e tyre për të mirën e shoqërisë dhe vendit ku jetojnë duke filluar nga doktor shkence, deri të biznesmen të suksesshëm. Janë familjarë të mirë, punëtorë të mëdhenj dhe atdhetar dhe fetar të cilët bartin me krenari identitetin e tyre shqiptarë duke mos e mohuar asnjëherë për atë se çfarë janë”.
Kremtimi i 25 vjetorit do të vazhdojë edhe më aktivitete të tjera fetare dhe kulturore. Gjatë ditës së shtunë parashihet të mbahet një simpozium, ndërkohë në mbrëmje do të jetë mesha e shenjtë. Po ashtu edhe ditën e diel në mesditë do të mbahet mesha e udhëhequr nga ipeshkvi, imzot Dodë Gjergji për të vazhduar më pas në përmbyllje në një koncert familjar me këngëtarin, Malësorin.
Aktivitetet e kremtimit të themelimit të Misionit Katolik Shqiptarë në Austri janë pjesë e “Javëve të Kulturës Shqiptare” në Austri të cilat kanë filluar nga 13 nëntor dhe do të zgjasin deri me 8 dhjetor.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”















