Ekonomi
Bitcoin bie nën 6 mijë dollarë
Të mërkurën e kësaj jave ai ra me 10.6 për qind, ndërsa të enjten rënia vazhdoi me 4.6 për qind

Bitcoin shënoi rënien e tij më të lartë që prej muajit mars, duke shkuar kështu poshtë nivelit prej 6,000 dollarësh amerikanë, në 5,324 dollarë amerikanë.
Të mërkurën e kësaj jave ai ra me 10.6 për qind, ndërsa të enjten rënia vazhdoi me 4.6 për qind.
Ndërsa Ethereum, monedha e dytë dixhitale më e madhe sipas kapitalizimit të tregut, ra me 14 për qind brenda 24 orëve të fundit, sipas CoinMarketCap, transmeton ‘monitor’.
Sipas ekspertëve një rënie e tillë pritej, por nivelet drastike më të cilat ai ra krijuan një pasiguri të madhe në të gjithë tregun, përcjell albinfo.ch.
2017 pa një kërkesë shumë të lartë për Bitcoin, duke shënuar njëkohësisht edhe vlerësimin e saj më të lartë nga 1,000 dollarë amerikanë në 20,000 dollarë amerikanë në një vit.
Megjithatë, ashtu si shumica e trendeve, kjo rritje duket se ka mbetur thjesht një kujtim, sepse gjatë këtij viti kriptomonedha ra me më shumë se 60 për qind të vlerës së saj. Deputetët i kanë kërkuar qeverisë që të veprojë sa më parë dhe të vendosë rregullime në treg kundër ndryshimeve të paqëndrueshme të çmimeve, të ndalojë aktivitetin anonim dhe mangësitë në drejtim të sigurisë.
Në shkurt të këtij viti, Komiteti i Thesarit njoftoi se do të niste një hetim mbi rreziqet e kriptomonedhave në drejtim të investitorëve dhe ekonomisë së Britanisë së Madhe, në një përpjekje për “të shqyrtuar përgjigjen rregullatore” nga autoritetet.
Qasja aktuale e qeverisë ndaj rregulloreve është kritikuar si tepër ambigue dhe e paqëndrueshme në një periudhë të gjatë kohore, në një raport të publikuar para dy ditësh. Gjithashtu në të argumentohej se rregulloret do të çonin në mbrojtje më të mirë të konsumatorëve, do të mundësonin rritje të qëndrueshme për tregun në tërësi dhe do të ndihmonin në reduktimin e rreziqeve që lidhen me hacker-imin dhe vjedhjen e llogarive të ndryshme.
Nëse zbatohen, Britania mund të shndërrohet në një “qendër globale të aseteve të kriptomonedhave”, thuhej më tej në raport. Bicoini dhe kriptomonedhat e tjera që ekzistojnë, bëjnë pjesë në një industri të parregulluar, e cila i lë investitorët përballë rreziqeve të shumta, u shpreh Nicky Morgan, kryetar i Komitetit të Thesarit.
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me një synim të veçantë: të...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor