Lajme

Bie vlera e Bitcoin-it, më e ulëta në 6 muajt e fundit

Vlera e Bitcoin ra më shumë se 7% të hënën. Monedha kapi vlerën më të ulët në gjashtë muajt e fundit.

Në nëntor të 2021-shit Bitcoin kushtonte 69 mijë dollarë, ndërsa sot kushton 33.650 dollarë.

Në këtë rënie ka ndikuar frika e një konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës. Aksionet në gjithë botën u goditën, ndërsa dollari dhe nafta u forcuan.

Monedhave digjitale më të vogla se Bitcoin u ra vlera po ashtu.