CH-Ballkani
Shqipëria, e treta për numrin e emigrantëve
Ndërkaq, normat me më shumë se 5 për qind vërehen në Armeni, Kosovë, Maqedoni
Nga të gjitha vendet në tranzicion, Shqipëria renditet e treta për numrin e lartë të emigrantëve në raport me popullsinë që jeton brenda vendit.
Ky ishte përfundimi që Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim nxori në raportin e fundit të Tranzicionit 2019.
Shqipëria u rendit pas Gazës dhe Bosnjës, teksa BERZH përllogariti se 40 për qind e popullsisë që jeton ende brenda vendit me 2017 ka emigruar.
Normat e emigracionit në rajonet e BERZH kanë qenë vazhdimisht më të larta se mesatarja globale. Në vitin 2017, 9,7 për qind e të gjithë njerëzve që kanë lindur në rajonet e BERZH-it ose kanë mbajtur nënshtetësinë e një vendi në këto rajone kanë jetuar jashtë vendit të tyre të lindjes, transmeton ‘Monitor’.
Synimet për të emigruar u rritën ndërmjet viteve 2010 dhe 2015. Në rajonet e BERZH, më shumë se 3 për qind e të anketuarve treguan se kishin qëllim për të migruar në vitin 2015, krahasuar me 1.8 për qind në vitin 2010, përcjell albinfo.ch.
Një trend i ngjashëm është vërejtur në vendet me nivele të krahasueshme të të ardhurave. Në terma absolutë, këto të dhëna sugjerojnë se rreth 20 milionë njerëz në rajonet e BERZH kanë emigruar jashtë vendit në 2015.
Të pesë vendet me përqindjet më të mëdha të njerëzve që raportojnë se duan të emigrojnë jashtë vendit janë të gjitha në Afrikën Sub-Sahariane, me Liberinë që kryeson listën në 14 për qind. Shqipëria renditet e gjashta në botë, me pothuajse 10 për qind të të anketuarve në atë vend duke treguar një qëllim për të emigruar brenda vitit.
Ndërkaq, normat me më shumë se 5 për qind vërehen në Armeni, Kosovë, Maqedoni. Në të njëjtën kohë, këto ekonomi tashmë kanë një numër të madh të emigrantësh.
Rusia dhe Ukraina janë dy nga 10 ekonomitë më të mëdha të origjinës në aspektin e numrit absolut të emigrantëve, ndërsa në raport me popullsisë janë Bosnja dhe Shqipëria në Europë.
Gaza ka shkallën më të lartë të emigrimit në rajonet e BERZH-it (dhe 10-të më të lartat në botë) si përqindje e popullsisë së përgjithshme, me 3.8 milionë emigrantë që janë sa 82 për qind të popullsisë së mbetur lokale.
Destinacionet kryesore për migrantët që lënë ekonomitë në rajonet e BERZH janë Rusia, Gjermania, Ukraina, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kazakistani.
Pothuajse 98 për qind e emigrantëve që jetojnë në Rusi vijnë nga rajonet e BERZH-it, me më shumë se 6 milion që vijnë nga Evropa Lindore dhe Kaukazi (EEC) dhe pothuajse 5 milion që vijnë nga Azia Qendrore. Ndërsa 9 milionë emigrantë të tjerë jetojnë jashtë rajoneve të BERZH, kryesisht në vendet e Evropës.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani

Zgjaten pritjet në Jarinje, më pak pritje në pikat tjera
- Komandanti për zvogëlimin e pranisë së KFOR-it në Kosovë: Rikthehet nëse e kërkojnë zhvillimet
- Kurti për bisedimet me LDK-në: Ekziston interesimi, vullneti dhe gatishmëria, javën e ardhshme merret vesh gjithçka
- Bllokimi i lëvizjes në kufirin Mali i Zi-Kroaci: Banorët e zonës hapin dyert e shtëpive për qytetarët në pritje
E-Diaspora
-
Begaj: Alpet Shqiptare janë urë që bashkon shqiptarët me rrënjët dhe identitetin Presidenti i Shqipërisë mori pjesë në manifestimin tradicional “Mirë se vini në Alpet Shqiptare - Vuthaj... -
Katër vëllezërit Popova – një histori suksesi që vazhdon prej 27 vitesh -
“Vendlindja ime është tani në Google Maps Street View”, Dua Lipa promovon Prishtinën me një video të veçantë -
Kurti takon shkencëtarin shqiptar nga Universiteti i Cyrihut, diskuton për zhvillimin e inteligjencës artificiale në Kosovë -
Kur ëndrra bëhet realitet: Katy Perry i këndon për ditëlindje Erës në Sunny Hill
Jeta në Austri
-
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore Fillimi i vitit shkollor është një barrë e madhe financiare për shumë familje. Që nga viti... -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor













