Kosova
Kaos për bileta, intervenon edhe policia
Interesimi i jashtëzakonshëm për ndeshjen Kosovë-Maltë ka përfunduar me të arrestuar dhe me intervenimin e policisë
 
                                                                        Policia e Kosovës ka përdorur gaz lotsjellës dhe sprej për largimin e qytetarëve që ishin duke pritur në lagjen Pejton të Prishtinës për blerje të biletave për ndeshjen e futbollit mes Kosovës dhe Maltës në Ligën e Kombeve, raportojnë mediat vendore.
Mbyllja e pikës së shitjes së biletave shkaktoi pakënaqësi te qytetarët, ndërsa policia u tha se i kanë dy mundësi “të largohen vetë, ose do të largohen me forcë”, përcjell albinfo.ch.
Ngjashëm ka ndodhur edhe në pika të tjera. Në Ferizaj, policia ka ndërhyrë po ashtu për të larguar qytetarët nga pika e shitjes.
Majori Shkëlzen Xhafaj ka thënë për KTV-në se numri i madh i qytetarëve që po priste për blerjen e biletave ishte i rrezikshëm edhe për vetë ata që prisnin, por edhe për punëtorët në pikat e shitjes.
Ai ka thënë se policia është detyruar të ndërhyjë për të shpërndarë qytetarët dhe pret që nesër të vazhdojë shitja, por ka propozuar që të dilet me ndonjë mënyrë tjetër për shitjen e biletave.
“Na është dashur të ndërhyjmë për të shpërndarë sepse nuk donin të largoheshin me pretekstin se kemi pritur gjatë. Tri pikat në Prishtinë janë mbyllur. Qytetarët janë larguar. Ka dy të arrestuar. Gjithçka është në rregull. Nesër do të flasim për të caktuar mënyrë më të mirë të shitjes sepse kjo mënyrë nuk po ecën siç duhet”, ka thënë ai.
Biletat do të shiten nesër nga ora 12:00.
E-Diaspora
- 
                                                
                             Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit Një shqiptar 62-vjeçar u arrestua në Weyarn (Bavari) me kokainë, një pistoletë frikësuese (me qitje... Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit Një shqiptar 62-vjeçar u arrestua në Weyarn (Bavari) me kokainë, një pistoletë frikësuese (me qitje...
- 
                                                
                             Oficeri i FSK-së diplomon në SHBA në fushën e Inxhinierisë Ushtarake Oficeri i FSK-së diplomon në SHBA në fushën e Inxhinierisë Ushtarake
- 
                                                
                             “Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt “Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt
- 
                        Bern                        
                             Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës
- 
                                                
                             Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar
Jeta në Austri
- 
                                                
                             Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë...
- 
                                                
                             Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa
- 
                                                
                             Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025
- 
                                                
                             Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025
- 
                                                
                             Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese


 
                        








 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                