Lajme
Protestuesit kërkojnë zgjidhje për Luginën
Protestuesit në Preshevë kërkuan që çështja e Luginës të përfshihet në kundër të bisedimeve Prishtinë-Beograd si dhe kërkuan largimin e xhandarmërisë nga komunat e banuar me shqiptarë
Mijëra shqiptarë të Luginës së Preshevës kanë protestuar të hënën në qytetin e Preshevës kundër heqjes së dhunshme të lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së nga ana e xhandarmërisë serbe. Protestuesit kërkuan më shumë të drejta për shqiptarët në Serbinë jugore.
Në këtë protestë kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e Luginës së Preshevës, por edhe familjarë dhe ish-veteranë të luftës së UÇPMB-së. Para protestuesve u lexuan disa kërkesa që kanë të bëjnë me avancimin e çështjes së Luginës së Preshevës, ndërsa një sinjal iu drejtua edhe politikanëve të rajonit.
Përndryshe në protestë, përveç këngëve patriotike dhe pankartave ku kërkohej nga Serbia të mos shkel të drejtat e njeriut, u vendos edhe një pano që i drejtohet edhe politikanëve që nuk kanë mbajtur premtimet e tyre.
Në mesin e këtyre 10 urdhëresave të popullit, sipas portalit “titulli” ishin edhe ato, si “Mos rrej”, “Mos luaj me gjakun tim”, “Mos mi prekë dëshmorët”, “Mos ha në emër të popullit”, etj.
Ndryshe në mesin e kërkesave që protestuesit adresuan, ishte dhe përfshirja e Luginës së Preshevës në kundër të bisedimeve Prishtinë-Beograd si dhe largimi i thershëm i të gjitha forcave policore dhe atyre të xhandarmërisë nga komunat e banuar me shqiptarë.
Po ashtu u kërkua që të vlejë amnistia për të gjithë ish-guerilët e UÇPMB-së, ndërsa popullatës iu kërkua që të jetë vigjilente dhe joviolente në këtë periudhë. Po ashtu u kërkua më shumë angazhim dhe përkushtim nga Qeveria e Prishtinës dhe e Tiranës për çështjen e Luginës.
Protestuesit u shpërndanë të qetë, ndërsa gjatë gjithë kohës iu fishkëllua politikanëve për mos seriozitet. Presheva dhe komuna e Bujanocit janë të mbushur me forca militare serbe.
E-Diaspora
-
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë Edicioni i pestë i festivalit të filmit “Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur të... -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












