Lajme
Vandalizohen varrezat ortodokse në Prizren dhe Kllokot
Sipas Policisë kosovare, në Kllokot janë dëmtuar 27 varre, ndërsa në Prizren edhe 29 të tjera. Kundër këtij akti vandal kanë reaguar institucionet në Prishtinë
Disa dhjetëra varre të serbëve ortodoksë janë dëmtuar të dielën mbrëma dhe të hënën në më mëngjes në rajonin e Gjilanit dhe në atë të Prizrenit. Sipas Policisë kosovare, në Kllokot janë dëmtuar 27 varre, ndërsa në Prizren edhe 29 të tjera. Kundër këtij akti vandal kanë reaguar institucionet në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë, Arbër Beka ka thënë se hetimet janë duke vazhduar dhe deri më tash, nuk ka të arrestuar.
“Më datën 20 janar në Kllokot është raportuar për një rast dëmtim të varrezave. Gjatë patrullimit dhe vizitave të rregullta në varrezat ortodokse serbe, policia ka vërejtur të dëmtuara disa monumente të varreve, të cilat ishin larguar nga vendi dhe janë parë të shtrira për toke”, ka thënë Beka.
Sipas tij, njësitë policore janë duke u marrë me rastin deri sa nuk raportohet për të dyshuar të mundshme.
“Rast i ngjashëm është raportuar edhe në Prizren. Policia edhe atje ka marrë një informacion se janë dëmtuar disa pllaka përkujtimore të varreve”, tha Beka, raporton REL.
Edhe pse askush nuk e ka marrë përgjegjësinë, ky aksion besohet se ka lidhje me aksionin e djeshëm të xhandarmërisë serbe në Preshevë, ku dhunshëm u hoq lapidari i dëshmorëve të UÇPMB-së.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i qytetarëve të Kosovë, të cilët besojnë se veprimet e tilla janë në kundërshtim me traditën dhe ligjet shqiptare.
“Qeveria e Kosovës duke dënuar edhe njëherë veprimin e shëmtuar të heqjes me forcë të Memorialit për luftëtarët e UÇPMB-së në qendër të Preshevës, fton të gjithë qytetarët e Kosovës dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës që të jenë të matur në reagimet e tyre karshi veprimeve jocivilizuese të Qeverisë së Serbisë’, thuhet në reagimin e qeverisë.
Çdo veprim i dhunshëm i dëmtimit të varrezave të komunitetit serb, sipas Qeverisë, është në kundërshtim të plotë me traditën dhe ligjet e Kosovës, me përkushtimin institucional të Kosovës për afirmimin e vlerave civilizuese evropiane dhe në kundërshtim të plotë me interesat legjitime të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
“Qeveria e Kosovës iu bën thirrje qytetarëve të Kosovës dhe shqiptarëve në Luginën e Preshevës që të gjitha reagimet e tyre qytetare dhe institucionale t’i bëjnë në frymën demokratike dhe civilizuese, duke mos rënë në provokimet e Qeverisë së Serbisë”, thuhet në reagim.
Kundër vandalizmit të varrezave ortodokse ka reaguar edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. “Dëmtimi i varrezave është në kundërshtim me vlerat e shoqërisë në Kosovë dhe me traditën e tolerancës dhe të respektit ndërmjet njerëzve, religjioneve dhe kulturave të ndryshme”, konsideron ajo.
Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përcjellë indinjatën e thellë ndaj vandalizmit të ushtruar kundrejt varrezave ortodokse në Kllokot të Vitisë dhe në Prizren.
“AAK i konsideron këto akte si të rënda, të papranueshme dhe me tendencë të prishjes së imazhit të Kosovës dhe dëmtimit të proceseve nëpër të cilat po kalojmë”, thuhet në reagim.
AAK, ndërkaq fton qytetarët e Kosovës që të tregohen të përmbajtur ndaj këtyre zhvillimeve dhe që të kenë besim të plotë në tejkalimin e situatës, kurse mekanizmat e rendit dhe të drejtësisë në Kosovë i fton që sa më parë t’i identifikojnë dhe t’ua japin dënimin e merituar atyre që i kryen këto akte qëllimkëqija.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











