Lajme
Hamza dhe Avdiu, dorëheqje nga Ministria e Financave
Në letrën e dorëheqjes, ministri Hamza falënderon kryeministrin Hashim Thaçi për bashkëpunim dhe mbështetje të vazhdueshme
Ministri i Financave, Bedri Hamza i ka paraqitur dorëheqje kryeministrit Hashim Thaçi nga posti të cilin e mbante nga filli i kësaj nomenklature qeverisëse. Pas tij, dorëheqje ka paraqitur edhe zëvendësministri i Financave, Ramadan Avdiu, ndërsa në të dy dorëheqjet thuhet se vendimi për largim është kryesisht familjar.
Në letrën e dorëheqjes, ministri Hamza falënderon kryeministrin Hashim Thaçi për bashkëpunim dhe mbështetje të vazhdueshme.
“Krahas vështirësive, puna në Ministrinë e Financave është kurorëzuar me suksese të shumta, në radhë të parë sa i përket ruajtjes së stabilitetit makro-fiskal dhe përmbushjes së detyrimeve nga Programi Stand-by që Kosova ka me FMN-në”.
“Përmbushja e këtyre detyrimeve jo vetëm që ka mundësuar lëvrimin e fondeve nga Banka Botërore dhe FMN-ja, por edhe e ka bërë që Kosova të jetë vendi më i suksesshëm në rajon sa i përket qëndrueshmërisë makro-fiskale dhe rritjes ekonomike”, thuhet në njoftimin e MF.
Duke e konsideruar punën në Ministrinë e Financave si përmbyllje të një cikli në karrierën e tij, pas lirimit nga posti i tij, Hamza synon të kërkojë më tej sfida të reja profesionale, thuhet në njoftim.
Dorëheqje e Hamzës, siç thuhet në njoftim, është marrë për motive familjare dhe të karrierës personale.
Ndërsa zëvendësministri Ramadan Avdiu ka thënë se pas miratimit të buxhetit, MF ka përmbushur një pjesë të obligimeve.
“Pas përmbylljes së vitit që lamë pas, si dhe aprovimit të buxhetit dhe kryerjes së obligimeve tjera brenda në ministri, edhe ministri Hamza e ka shpalosur propozimin e tij për dorëheqje, pasi ka objektiva të tjera”, i ka thënë Avdiu gazetës JNK.
Ramadan Avdiu kishte paralajmëruar dorëheqjen e tij si nga posti i kryetarit të Degës së Partisë Demokratike në Prishtinë dhe nga pozita e zëvendësministrit. Kjo pasi ai është emëruar si konsull i Përgjithshëm nga Ministria e Punëve të Jashtme në Konsullatën e Gjenevës, ku edhe e ka familjen.
Ndërsa sipas medieve në Prishtinë, Hamza ka dhënë dorëheqje sepse synon që të emërohet guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës. Ndryshe, dorëheqja e tij është e para në qeverinë Thaçi.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











