Lajme
Kosovarët i frikësohen radikalizmit islamik
Zyrtarë të sigurisë besojnë së deri në 50 mijë njerëz në Kosovë, kanë filluar të ndjekin forma më konservative të Islamit
Islamizimi radikal ka filluar të lëshoj rrënjë në Kosovës dhe këto përmase kanë filluar ta shqetësojnë popullsinë laike të këtij vendi, shumica prej të cilëve janë myslimanë tradicionalë.
Një lëvizje e rreptë e Islamit, që nga përfundimi i luftës e këndej, thuhet se po tërheq besimtarët anembanë Kosovës.
Siç raporton BIRN numri i konservative dhe fanatikëve fetarë është një grup i vogël, por që po del gjithnjë e më shumë në pah. Të intervistuar nën kushte anonimiteti, zyrtarë të sigurisë besojnë së deri në 50 mijë njerëz në Kosovë, kanë filluar të ndjekin forma më konservative të Islamit.
Disa nga këta të fundit, thuhet se indoktrinuan nga organizatat islamike që u akreditua në Kosovës pas përfundimit të luftës (1999).
“Nuk ka mënyrë të pavarur të konfirmohet kjo shifër, që përfaqëson një pjesë të vogël të popullsisë së përgjithshme në Kosovë, e llogaritur të jetë rreth 1.8 milion banorë.
Rritja e konservativëve i ka alarmuar kosovarët sekularistë si dhe klerikët e rrymës më të moderuar Islame” thuhet në raport.
Megjithatë, konservatorët gjithashtu, sipas “BIRN” ankohen se kundërshtarët e tyre gabimisht i akuzojnë ata për lidhje me ekstremistët e dhunshëm.
“Është konfirmuar që disa nga klerikët dhe besimtarët kanë tërhequr vëmendjen e shërbimeve të inteligjencës. Por, nuk ka ndonjë dëshmi se ata përfaqësojnë tash për tash ndonjë kërcënimi për sigurinë e vendit”, thuhet në artikullin e sponsoruar nga BIRN (Rrjeti i Gazetarisë Hulumtuese në Ballkan)
Marrëdhënia mes shtetit dhe konservativëve karakterizohet nga pasiguria dhe trazimi. Të dyja palët kanë nxjerrë në tavolinë dispozitat ndërkombëre të të drejtave të njeriut, ose si mbrojtje për pozicionin e vet, ose si pengesë kundër veprimit.
“Nëse dikush thotë se ne kemi liri fetare, kjo nuk është e vërtetë”, thotë Shefqet Krasniqi, kryemami i xhamisë në Prishtinë. “Ne kërkojmë të njëjtat të drejta që kanë myslimanët në Londër apo ShBA”.
Ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi, thotë se shqetësimet lidhur me të drejtat e njeriut i kanë penguar përpjekjet e tij për të mos lejuar veprimtaritë e fanatikëve të dyshuar islamistë. Ai ka thënë se është përpjekur të promovojë një ligj kundër “sekteve radikale”, gjatë mandatit të tij të parë si kryeministër i vendit, nëntë vjet më parë.
Por, tha se iu pre rruga nga “ndërkombëtarët” – zyrtarët e misionit të Kombeve të Bashkuara që administroi Kosovën nga viti 1999 deri më 2008.
“I pyeta ata se a do t’i toleronin sektet fetarë të rrezikonin shtetin e tyre. Ata më thanë se këto ishin standardet evropiane”, citohet të ketë thënë ministri Rexhepi.
Shumica e kosovarëve, ndërkaq janë myslimanë dhe praktikojnë një formë të butë të Islamit, me ngjyra nga tradita otomane dhe sufiste mistike. Shumica prej tyre duan ta shohin vendin e vet si një vend laik brenda Bashkimit Evropian, ashtu siç është e definuar edhe në Kushtetutën e Kosovës.
“Është e turpshme që të thuhet se kemi radikalë në mesin tonë, sepse shumica e kosovarëve nuk i mbështesin të tillët”, thotë Luljeta Shala, ekonomiste në Prishtinë. “Jemi pro-amerikanë, e dinë të gjithë”, tha ajo.
Fuad Ramiqi është përfaqësues i lëvizjes “Bashkohu”. Ai ka favorizuar protestat publike dhe rezistencë jo të dhunshme për t’i fituar kërkesat e saja, ferexhen në institucione dhe mësimin e fesë në shkolla publike. “Ne i kërkojmë klasës politike… të respektojë të drejtat e shumicës myslimane në Kosovë”, ka thënë ai.
Zyrtarët e ligjit në Kosovë thonë se e mbajnë një sy çelë mbi fanatikët islamistë dhe janë vigjilentë për çdo kërcënim të mundshëm të sigurisë.
“Ka pasur disa arrestime, të përcjella nga hetime të departamentit të terrorizmit”, thotë Shpend Maxhuni, shefi i policisë në Kosovë.
Megjithatë nuk ka pasur ndonjë dënim të shquar për terrorizëm. Shumica e njerëzve të dyshuar për ekstremizëm janë akuzuar për mbajtje të paligjshme të armëve, një problem i përhapur në vend dhe relativisht shkelje e vogël.
Zyrtarët kosovarë të sigurisë, në kushte anonimiteti, sipas BIRN, kanë thënë se ekstremistët e dyshuar që kanë qenë në mbikëqyrje, kanë në dorë 30 nga 650 xhamitë e vendit.
Këta zyrtarë kanë bërë me dije se kishin hetuar shtatë imamë për dyshim të nxitjes së radikalizmit.
“Megjithatë, nuk ishte ngritur asnjë akuzë kundër ndonjërit prej klerikëve”
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











