Kosova
Gashi: Diaspora të ketë në Kuvend 5-6 vende të rezervuara
Ministri i Diasporës së Kosovës, Dardan Gashi, ka risjellë edhe një herë debatin e nisur kohë më parë për përfaqësimin e diasporës në Kuvendin e Kosovës.
Ai ka thënë se të gjitha kërkesat e diasporës janë duke u marrë parasysh nga institucionet e Kosovës. Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se diaspora duhet të bëhet pjesë e sistemit politik të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
“Një prej këtyre mendimeve është që diaspora t’i ketë në Kuvendin e Kosovës 5 deri në 6 vende të rezervuara”, ka thënë Gashi.
Ai ka treguar se është duke diskutuar me partitë politike që kërkesat e diasporës, si vendet e rezervuara në Kuvendin e Kosovës, themelimi i një televizioni për diasporën, kërkesa për Kartonin e gjelbër, mësimi plotësues në gjuhën shqipe dhe kërkesa të tjera të bëhen realitet.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












