Lajme
Krerët e shtetit u urojnë krishtlindjen besimtarëve katolikë
Krasniqi: Bashkë me këtë festë ne kemi arsye të kremtojmë dhe t’u gëzohemi sukseseve të reja që i ka arritur Kosova
Ushtruesi i detyrës së presidentit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, e ka uruar Ipeshkvin e Kosovës, Imzot Dodë Gjergjin, me rastin e festës së Krishtlindjes. “Duke e vlerësuar lart angazhimin tuaj për paqen, harmoninë dhe dashurinë ndërmjet njerëzve, pa dallim etnie e besimi, si dhe përkushtimin e Kishës Katolike për të ardhmen më të ndritur të Kosovës, ju dëshiroj shëndet dhe suksese të mëtejme juve dhe gjithë besimtarëve katolikë të vendit”, thuhet në urimin e Krasniqit.
“Bashkë me këtë festë të madhe dhe me atë të Vitit të Ri, ne kemi arsye të kremtojmë dhe t’u gëzohemi sukseseve të reja që i ka arritur Kosova si rezultat i përpjekjeve të qytetarëve të saj, të institucioneve demokratike dhe të miqve të shumtë që kanë vazhduar të na mbështesin pa kursim”, ka thënë Krasniqi në urimin për festën e Krishtlindjes.
Ipeshkvin e Kosovës dhe besimtarët katolikë për Krishtlindje i ka uruar edhe kryeministri Hashim Thaçi, duke thënë se “kjo festë përçon mesazhin e lindjes së besimit, shpëtimit, humanizmit dhe mirësisë për të gjithë njerëzit në botë…”.
Urime për besimtarët katolikë kanë dërguar edhe liderë të tjerë të institucioneve dhe të subjekteve politike në Kosovë.
E-Diaspora
-
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri Orines Gashi dhe Bahtir Bahtiri mblodhën 30 të rinj nga e gjithë Evropa në kuadër të... -
Humb jetën tragjikisht në Gjermani studenti shqiptar nga Tetova -
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim
Jeta në Austri
-
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri Orines Gashi dhe Bahtir Bahtiri mblodhën 30 të rinj nga e gjithë Evropa në kuadër të... -
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë













