Lajme
Mirëpritet hapja e Konsullatës në Stamboll
Konsullata në Stamboll do të ofrojë të gjitha shërbimet e nevojshme edhe për bashkatdhetarët në Azi dhe Afrikë
Qeveria e Turqisë e ka mirëpritur vendimin e institucioneve të Kosovës për hapjen e Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Stamboll. Në një njoftim lëshuar nga MPJ, thuhet se qeveria në Ankara nëpërmjet kanaleve zyrtare, e ka mirëpritet vendimin e Prishtinës zyrtare për hapjen e konsullatës kosovare në Stamboll. ”Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, në koordinim të plotë me institucionet e tjera shtetëror që merren me politikën e jashtme, do të ndërmarrin të gjitha hapat për fillimin e proceduarve për hapjen e konsullatës në qytetin me rëndësi shumë të madhe politike, diplomatike dhe ekonomike të Turqisë”, thuhet në njoftim. Vendimi për hapjen e Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Stamboll, siç thuhet në tej në njoftim, ka qenë temë e bisedave dhe kontakteve të shpeshta të kohëve të fundit që ministri Enver Hoxhaj ka pasur me përfaqësues të institucioneve dhe diplomacisë turke. “Hapja e kësaj konsullate shënon edhe një hap të rëndësishëm në kuadër të orientimeve strategjike të politikës së jashtme të Kosovës, për të shtuar prezencën në sa më shumë vende të botës, me qëllim të fuqizimit të vazhdueshëm të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës”, thuhet në njoftimin e MPJ-së Konsullata në Stamboll, sipas MPJ-së, pas funksionalizimit të plotë, përveç shërbimeve konsullore për qytetarët tanë në Turqi, do të ofrojë të gjitha shërbimet e nevojshme konsullore për bashkatdhetarët në një pjesë të Azisë dhe Afrikës.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











