Lajme
Dy motra me një trup do të kenë emisionin e tyre
Abby dhe Brittany kanë qenë historikisht “yjet” e shumë dokumentarëve për shkak se kanë një trup dhe ty koka. Ato tani do të kenë emisionin e tyre “Reality show me Abby dhe Brittany”, i cili do të fillojë në fund të gushtit në kanalin TLC.
Ky emision do të ndjekë dy motrat kur do të marrin diplomën e tyre në Universitetin Bethel në Minnesota, duke kërkuar punë, gjatë udhëtimit të tyre nëpër Evropë me miqtë, etj….. “Kudo që ato të shkojnë tërheqin vëmendjen”, thotë një mik siamez.”Unë nuk e di sesi ata do arrijnë të qëndrojnë gjatë gjithë ditës”.
Dy motrat thonë se duan të dëshmojnë se ato janë të ndryshme dhe kanë plane të mëdha. “Na besoni, ne jemi dy femra krejtësisht të ndryshme”, thonë Brittany the Abby. “Ne dëshirojmë që një ditë të bëhemi nënë, por ne nuk duam të flasim rreth asaj sesi ne do ta bëjmë atë”.
Në reklamën e emisionit mund të shihni vajzat në pazar, me biçikletë, në shitore, në plazh, si të gjitha vajzat e reja të kësaj epoke, por çështja shtron pyetjen e përhershme të emisioneve “Reality show”: A e kanë këto vajza të qartë se ekspozimi i tyre në emisione të tilla përmban diçka të dëmshme?
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












