Lajme
Mërgimtarët të pakënaqur me shërbimet administrative
Disa mërgimtarë iu ankuan ministrit Makolli se gjithë pushimi iu shkoj duke nxjerrë një certifikatë ose duke pritur një vulë apostile
Disa mërgimtarë iu ankuan ministrit kosovar të Diasporës, Ibrahim Makolli se po ballafaqohen me një burokratike të papërballueshme gjatë shërbimeve administrative në Kosovë. Ata thanë se është jo humanë që gjithë pushimi të shkoj duke nxjerrë një certifikatë ose duke pritur një vulë apostile.
Këto vërejte ata ia adresuan Makollit në kohën kur ky i fundit vizitoi Agjencinë për Regjistrim Civil, për të parë zhvillimin e punëve në këtë agjenci. “Ky është maltretim që nuk mund të përshkruhet. Kam pritur katërt muaj për një vulë apstile”, i tha Makollit njëri nga bashkatdhetarët që ishte duke pritur në administratë.
Ndërsa ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli iu premtoi bashkatdhetarëve shërbime më cilësore për ta, ndërsa i premtoi ndihmën shtetërore edhe Agjencisë për Regjistrim Civil.
“Institucionet po mundohen që krijojnë lehtësira në mënyrë që mërgimtarët tanë të pajisen sa më shpejt me dokumentet e nevojshme”, tha Makolli.
Edhe përfaqësuesit e Departamentit të Regjistrimeve dhe Gjendjes Civile thanë se do të bëjnë përpjeke për t’i eliminuar të gjitha parregullsitë që mund të janë shfaqur gjatë punës në këtë institucion. Blerim Camaj, drejtor i këtij departamenti tha janë marrë masa shtesë për nëpunësit civilë, të cilët në këtë sezon janë duke punuar me dy orë shtesë.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










